Agjencia për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional – MAPAS dhe Byroja për Zhvillim të Arsimit nënshkruan Memorandum për bashkëpunim
Agjencia për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional – MAPAS si anëtar i Trupit koordinues për edukim financiar dhe përfshirje financiare, e informon publikun se aktivitetet e planifikuara për shënimin e Javës Globale të Parasë fillojnë sot dhe do të realizohen në periudhën e ardhshme deri më 15 prill 2025, në mënyrë të pavarur dhe në bashkëpunim me tri kompanitë pensionale KP Shoqëria e parë pensionale SHA Shkup, SAVA Shoqëri Pensionale SHA Shkup dhe Trigllav Shoqëri Pensionale SHA Shkup.
Këtë vit, tema e Javës Globale të Parasë është: “Mendo para se të ndjekësh, për siguri të parave tënde në të ardhmen” (Think before you follow, wise money tomorrow). Tema e zmadhon ndërgjegjësimin për kompleksitetin e tendencave moderne financiare digjitale, shfaqjen e personave që japin këshilla për investimet financiare dhe përdorimin e zmadhuar të inteligjencës artificiale në identifikimin e besueshmërisë së informacionit financiar dhe këshillave, veçanërisht për të rinjtë.
Fillimi i shënimit të Javës Globale të Parasë u shënua me nënshkrimin e sotëm të Memorandumit për bashkëpunim nga drejtoresha e Byrosë për zhvillimin e arsimit, Millka Trimçevska dhe kryetari i Agjencisë për mbikëqyrjen të financimit kapital të sigurimit pensional – MAPAS, Maksud Ali, duke krijuar një partneritet strategjik për promovimin e shkrim-leximit dhe edukimit financiar në arsim.
Qëllimi kryesor i formalizimit të bashkëpunimit është vendosja e qëndrueshmërisë, koordinimit dhe vazhdimësisë në zbatimin e aktiviteteve ndërmjet dy palëve, me qëllim që të përmirësohet qasja në informacion dhe njohuritë e nevojshme të nxënësve për mundësitë, të drejtat dhe detyrimet e sistemit të financimit kapital të sigurimit pensional, si dhe nevojat për zhvillimin e kapaciteteve të të rinjve për ndjekjen e zhvillimit të sistemeve të pensioneve, njohuri të cilat do t’u mundësojnë atyre të njohin mundësitë për marrjen e vendimeve të vërteta në krijimin e kursimit të vet pensional për një stabilitet afatgjatë dhe jetë pensionale cilësore.
Bashkëpunimi midis palëve nënshkruese të këtij Memorandumi përfshin realizim të aktiviteteve për zmadhim të edukimit financiar dhe të nivelit të ndërgjegjësimit pensional si pjesa e procesit arsimor dhe për përforcimin e kompetencave të nxënësve nga mosha më e re si dhe kuadrit arsimor-edukues në shkolla të cilët në bashkëpunim do të parashikohen dhe harmonizohen paraprakisht me kategoritë e moshës së nxënësve, në përputhje me Kompetencat themelore për edukim financiar që i kanë përvetësuar.
Gjatë Javës Globale të Parasë, përfaqësues të Agjencisë do të zhvillojnë aktivitete të ndryshme edukative, duke përfshirë kontakte dhe takime për edukim financiar me qytetarët e interesuar, si dhe do të përditësojnë ueb-faqen edukative Penzija.mk, ku në përputhje me planin do të zhvillohet një QUIZ edukativ onlajn me shpërblime për më të mirët. Këto aktivitete do t’u drejtohen nxënësve, studentëve, të rinjve, por edhe publikut të gjerë, me qëllim që të sigurohet njohuri shoqërore për parimet bazë të planifikimit financiar për sigurimet pensionale dhe menaxhimin e përgjegjshëm të mjeteve personale. Aktivitet i rëndësishëm i Agjencisë do të jetë pjesëmarrja në konferencën interdisiplinare studentore në bashkëpunim me Kuvendin universitar studentor të UKEM-it ku MAPAS së bashku me tri shoqëritë e sigurimeve do të jenë mbështetës dhe pjesëmarrës në diskutimin në panel dhe të punëtorisë me temë “Të rinjtë dhe pavarësia financiare: Baza të investimit dhe kursimit” duke mundësuar kështu rrjetëzim më të madh me studentët nga shumë fakultete të UKEM-it me të cilët nëpërmjet komunikimit të drejtpërdrejtë interaktiv do të edukohen mbi mundësitë dhe fitimet nga financimi kapital i sigurimit pensional.
Në suaza ndërkombëtare “Java Glovale e Parasë” festohet nga viti 2012, organizuar nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), kurse iniciativa e të cilës shënohet në mbi 176 vende në botë dhe me të cilën përfshihen 60 milionë fëmijë dhe të rinj dhe qëllimi i të cilës është të nxiten njohuritë e arsimit financiar si bazë për një stabilitet ekonomik afatgjatë.
Më shumë informacione për Javën Globale të Parasë gjeni në: www.globalmoneyweek.org