Trupi Koordinues i Rregullatorëve Financiarë për Edukimin Financiar dhe Përfshirjen Financiare, në bashkëpunim me shoqatat dhe institucionet nga sektori privat dhe institucionet jofitimprurëse aktive në fushën e edukimit financiar, për të nëntin vit radhazi shënon Javën Globale të Parsë, e cila këtë vit mbahet në periudhën nga 22 deri më 28 Mars. Tema e Javës Globale të Parave për këtë vit është: “Kujdesuni për veten, kujdesuni për paratë tuaja” (Take care of yourself, take care of your money).
Për shkak të pandemisë së korona-virusit, aktivitetet gjatë Javës Globale të Parasë këtë vit do të zhvillohen kryesisht përmes leksioneve elektronike dhe postimeve të materialeve edukative në faqet e internetit të institucioneve si dhe në rrjetet sociale. Leksionet edukative virtuale do të jenë të destinuara për nxënësit dhe studentët të shkollave të mesme dhe fakulteteve si dhe qytetarë të interesuar të vendit tonë në tema nga fushat që mbulojnë institucionet në veçanti, të cilat lidhen me funksionimin e sistemit financiar.
Agjensioni për mbikëqyrjen e finansimit kapital të sigurimit pensional – MAPAS ka lidhë kontakte me shkollat e mesme, fakulteteve dhe shoqatat qytetare me të cilin përgatiti një orar të aktiviteteve brenda një ore shkollore në secilin institucion për të shënuar Javën Globale të Parave në nivel lokal në vendin tonë. Orari përfshin pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Agjencisë dhe shoqërive të pensioneve në përputhje me materialin e përgatitur për të rritur ndërgjegjësimin e nxënësve, studentëve dhe qytetarëve të interesuar për finansimit kapital të sigurimit pensional në vendin tonë.
Në nivel global, Java Globale e Parasë është festuar nga vitit 2012, me një pushim të vetëm në vitin 2020 për shkak të pandemisë, dhe duke filluar nga viti 2021 ajo organizohet nga OECD-ja. Kjo nismë globale, e cila deri më tani është festuar në më shumë se 175 vende në botë, rrit ndërgjegjësimin tek të rinjtë për edukimin financiar dhe rrit njohuritë e tyre për paratë, kursimin, punësimin dhe sipërmarrësinë. Çdo vit, të rinjtë diskutojnë, lexojnë dhe mësojnë për sistemet ekonomike dhe financiare përmes aktiviteteve të ndryshme që i zbatojnë institucionet shtetërore, financiare dhe arsimore. Qëllimi i Javës Globale të Parave është të inkurajojë të rinjtë të investojnë në të ardhmen e tyre, duke theksuar rëndësinë e edukimit financiar, i cili do t’i ndihmojë ata të bëhen të vetëdijshëm për të drejtat e tyre financiare, dhe do të lehtësojë qasjen e tyre tek shërbimet financiare dhe të zhvillohen aftësitë e tyre financiare.
Më shumë informacione për Javën Globale të Parasë në lidhjen: http://globalmoneyweek.org/