Agjencia për Mbikëqyrje të Financimit Kapital të Sigurimit Pensional – MAPAS, së bashku me shoqëritë pensionale dhe Fakultetin Ekonomik në Shkup, JU FTOJNË të merrni pjesë në evenimentin publik të organizuar me rastin e fillimit të Javës globale të parave 2023, ku do të keni mundësinë për të dëgjuar për mundësitë për kursim pensional shtesë, për përfitimet e investimit afatgjatë dhe ndikimin e goditjeve ekonomike mbi investimet afatshkurta dhe afatgjate.
Organizojmë edhe debat konstruktiv ku të gjithë do të kenë mundësinë të shprehin interesin e tyre lidhur me mundësitë dhe përparësitë që i ofron sistemi pensional në vendin tonë dhe sistemet pensionale në vendet e tjera.
Ejani për të shënuar bashkërisht fillimin e Javës globale të parasë 2023 dhe për të rritur vetëdijen për nevojën për PLANIFIKIM AFATGJATË TË PARAVE DHE PËR TA MBJELË TË ARDHMËN TUAJ QË SOT, sepse koha deri në pension kalon më shpejt se sa që mendon.
Evenimenti do të mbahet me datë 20.03.2023 (e hënë) në ora 11:00. JU PRESIM në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi” – Fakulteti Ekonomik Shkup (Amfiteatri 1)