Agjencia për mbikëqyrje të
financimit kapital të sigurimit pensional

Informacion për publikun

Agjencia për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional – MAPAS publikoi Raportin Statistikor tremujor për tremujorin e parë të vitit 2020.

Sipas Raportit Tremujor të Statistikave, MAPAS e informon publikun e gjerë se sipas gjendjes më 31.03.2020:

  • Numri i përgjithshëm i anëtarëve në sigurimin obligativ pensional me financim kapital është 515.975.
  • Numri i përgjithshëm i anëtarëve në sigurimin pensional vullnetar me financim kapital është 25.364.
  • Mjetet neto në sigurimin obligativ pensional me financim kapital janë 73.599,77 milionë denarë.
  • Mjetet neto në sigurimin pensional vullnetar me financim kapital, janë 1.927,6 milionë denarë.
  • Shuma e përgjithshme e kontributeve të paguara në tremujorin e parë të vitit 2020 në sigurimin obligativ pensional me financim kapital është 2.126,09 milion, denarë.
  • Shuma e përgjithshme e kontributeve të paguara në tremujorin e parë të vitit 2020 në sigurimin pensional vullnetar me financim kapital është 91,03 milionë denarë.
Skip to content