Agjencia për mbikëqyrje të
financimit kapital të sigurimit pensional

Informacion për publikun

Me rastin e informacioneve  të publikuar në media për aplikimin e masave për të ndihmuar ekonominë përmes ndërhyrjes në shtyllën e dytë të sistemit pensional të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Agjencia për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional – MAPAS e publikon komunikatën në vijim.

Mjetet e fondeve obligative pensionale janë në pronësi të anëtarëve të fondeve pensional. Mjetet evidentohen në llogari individuale në fondet pensionale dhe ato përfaqësojnë pronën personale të anëtarit. Çdo ndërhyrje mbi mjetet e anëtarëve është njësoj si ndërhyrje në një llogari kursimi bankare, aksione të fondeve investuese dhe ngjashëm. Çdo ndërhyrje në pagimin e kontributeve në llogari individuale e rrezikon shumën e pensionit për pensionistët e ardhshëm. Fondet obligative pensionale aktualisht kanë rreth 515.000 anëtarë.

Një nga qëllimet për të cilat është krijuar shtylla e dytë është për të zvogëluar barrën fiskale të shtetit gjatë pagimit të pensioneve në të ardhmen. Çdo masë afatshkurtër që ka të bëjë me ndërhyrje në financimin kapital të sigurimit pensional do të ketë ndikim negativ në afat të gjatë dhe do të rrisë barrën fiskale për gjeneratat e ardhshme.

Skip to content