MAPAS, së bashku me shoqëritë pensionale, Shoqëria e Parë Pensionale BK, Shoqëria Pensionale SAVA dhe TRIGLLAV, zhvilluan punëtorinë “Future Millionaire Challenge”, në organizim të Kuvendit Studentor Universitar, e dedikuar për studentët, me qëllim avancimin e edukimit financiar dhe rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e planifikimit afatgjatë dhe kuptimin e sistemit pensional si pjesë e së ardhmes së tyre.
Në fjalën e saj hyrëse, Marija Popovska – Këshilltare e Kryetarit të Këshillit të MAPAS, theksoi se siguria financiare nuk është rezultat i rastësisë, por i kohës, disiplinës dhe vendimeve të informuara. “Kur themi ‘milioner’, zakonisht mendojmë për fat apo për një ide të madhe biznesi. Por stabiliteti financiar më së shpeshti ndërtohet gradualisht – përmes menaxhimit të arsyeshëm të mjeteve dhe një strategjie të qartë afatgjatë”, u theksua në ngjarje.

Punëtoria ishte konceptuar si një sfidë interaktive, ku studentët, të ndarë në grupe, ju nda një skenar konkret me buxhet mujor dhe horizont të përcaktuar kohor. Detyra e tyre ishte të merrnin vendime për shpenzim, kursim dhe investim, me qëllim që të kuptonin se si zgjedhjet e ndryshme financiare ndikojnë në akumulimin e mjeteve gjatë jetës. Përmes një simulimi praktik, pjesëmarrësit patën mundësinë të kuptonin fuqinë e investimit afatgjatë, ndikimin e fitimit në akumulimin e përgjithshëm dhe rëndësinë e fillimit të hershëm të kursimit pensional.
Mesazhi kyç i punëtorisë ishte i qartë: “Avantazhi më i madh që kanë të rinjtë nuk janë paratë – por koha.”
MAPAS, së bashku me shoqëritë pensionale, mbeten të përkushtuara në ndërtimin e një gjenerate financiarisht të përgjegjshme dhe të informuar, e cila e kupton se vendimet e sotme krijojnë stabilitetin financiar të së nesërmes dhe sigurinë personale pensionale.
(02) 3224 229
contact@mapas.mk