Dokumenti i punës e përfshin dizajnin dhe mbikëqyrjen e projektimeve (parashikimeve) për pensionet në bazë të një hulumtimi të 26 sistemeve pensionale dhe ofron një përmbledhje të variableve kryesore të cilat përdoren gjatë përgatitjes së projektimeve të pensioneve. Mbikëqyrësit e pensioneve përballen me sfida të mëdha në ofrimin e projektimeve cilësore, gjetjen e metodave të përshtatshme për paraqitje të rezultateve, standardizim si dhe sigurim të harmonizimit me rregulloret. Ky dokument ofron edhe rekomandime që kanë të bëjnë me dizajnin dhe mbikëqyrjen e projektimeve të pensioneve.
Projeksionet në vendet e hulumtuara shpesh janë përcaktuese, të individualizuara dhe bazohen në një skenar të vetëm. Në shumicën e vendeve, parashikimet tregojnë pasuri dhe pensione të akumuluara në të ardhmen, të shprehura në vlerën aktuale të parave. Shumica e shteteve i shfaqin projeksionet për një shtyllë të sistemit pensional. Metodologjitë për projeksione dhe supozimet të cilat duhet të përdoren zhvillohen nga shoqëritë pensionale, mbikëqyrësit e pensioneve ose institucionet shtetërore.
Dokumenti gjithashtu përfshin edhe konstatim për rregulloret dhe praktikat e financimit kapital të sigurimit tonë obligativ pensional që kanë të bëjnë me këtë temë.
Dokumenti është në linkun në vijim: