Raporti i Projektit mbi Aplikimin e Mbikëqyrjes së Bazuar në Vlerësimin e Rreziqeve RBS) përmbledh përvojat dhe praktikat më të mira të 45 mbikëqyrësve të pensioneve për të mbështetur anëtarët e IOPS në hartimin, zbatimin, përdorimin ose rishikimin e qasjes për RBS.
Raporti identifikon tendencat dhe përvojat në RBS që kanë evoluar që kur u krijua për herë të parë mjeti IOPS Toolkit për mbikëqyrjen e pensioneve bazuar në vlerësimin e rreziqeve në vitin 2010.
Përfitimet kryesore të aplikimit të kësaj qasjeje lidhen me menaxhimin e përmirësuar të rrezikut dhe shpërndarjen optimale të burimeve. Raporti thekson se RBS është një qasje efektive mbikëqyrëse për mbikëqyrësit e pensioneve. Sfidat më të zakonshme të RBS në lidhje me parakushtet dhe dizajnin janë burimet e brendshme, mbledhja e të dhënave, pritjet e palëve të interesuara dhe vendosja e rregullores.
Në bazë të rekomandimeve të këtij raporti është rishikuar edhe mjeti IOPS RBS Toolkit. Aktivitetet mbikëqyrëse për të mbështetur mbikëqyrjen e bazuar në vlerësimin e rreziqeve janë zgjeruar edhe pse të dhënat dhe zbatimi i gjykimit mbikëqyrës mbeten shumë të rëndësishme.
IOPS RBS Toolkit është një qasje e strukturuar që synon identifikimin e rreziqeve të mundshme me të cilat përballen fondet e pensioneve dhe kompanitë e pensioneve dhe vlerësimin e faktorëve financiar dhe operacional të përdorur për të zbutur rreziqet e tilla.
Korniza me 5 module ofron udhëzime praktike dhe përfshin studime gjithëpërfshirëse të rasteve për të ilustruar se si mbikëqyrësit janë përballur me sfidat e qenësishme në zbatimin e koncepteve dhe teknikave të mbikëqyrjes së bazuar në vlerësimin e rreziqeve.
Raporti ndodhet në linkun në vijim:
IOPS RBS Toolkit ndodhet në linkun në vijim:
IOPS Toolkit for Risk-based pension supervision