Me këtë deklaratë, IOPS mbështet qasjet fleksibile, pragmatike, proporcionale dhe mbikëqyrëse që bazohen në vlerësimin e rrezikut që e kanë ndërmarrë anëtarët e IOPS, por gjithashtu paralajmëron për disa veprime që mund të çojnë në përkeqësim të dukshëm të kontributeve pensionale për shfrytëzuesit.
Mbikëqyrësit e pensioneve kanë ndërmarrë një sërë masash për të mbrojtur interesat e anëtarëve dhe shfrytëzuesve të pensioneve nga skemat e fondeve private pensionale, për të ruajtur funksionimin dhe vazhdimësinë e biznesit të skemave dhe fondeve pensionale dhe për të siguruar forcë financiare të planeve pensionale private në rrethanat aktuale.
Organizata Ndërkombëtare e Mbikëqyrësve të Pensioneve (IOPS):
- e mbështet nevojën për komunikim të hershëm dhe të qartë dhe udhëzime që duhet të sigurohen nga mbikëqyrësit dhe entitetet e mbikëqyrura me palët e interesuara përkatëse;
- e konfirmon relevancën, në këto rrethana specifike, për lehtësimin e disa kufizimeve rregullatore dhe për sigurimin e lirimit të përkohshëm nga kërkesa të caktuara për punëdhënësit ose menaxherët me asete për t’iu mundësuar atyre që të vazhdojnë aktivitetet në mënyrë të qëndrueshme; dhe
- e njeh e pranon nevojën për disa raste të jashtëzakonshme, për masa që i lehtësojnë kërkesat për qasje të përkohshme në llogaritë e kursimeve të pensioneve për të adresuar vështirësi të caktuara financiare, që sigurisht është subjekt i rrethanave specifike të secilit vend.
IOPS gjithashtu e vëren dhe pranon:
- nevojën për të marrë parasysh interesin afatgjatë të anëtarëve dhe bën paralajmërim për veprime të caktuara që mund të çojnë në përkeqësim të dukshëm të përfitimeve pensionale të shfrytëzuesve; dhe
- në këtë kuptim që qasja e parakohshme në kursimet e pensioneve duhet të jetë e kufizuar, e përkohshme dhe proporcionale me nevojat aktuale të shfrytëzuesve, veçanërisht për grupet më të rrezikuara dhe të mundësohet tërheqje në një mënyrë të menduar mirë.
Për më tepër, IOPS e thekson rëndësinë e:
- kërkesave që subjektet e mbikëqyrura të merren me vendosmëri me rreziqet që vijnë nga kriza Kovid – 19, përfshirë aplikimin e planeve të përshtatshme për situata të paparashikuara dhe masa për të lehtësuar humbjet në mënyrë që të zvogëlojnë ndikimin tek anëtarët sa më shumë që është e mundur;
- sigurimi i mbikëqyrjes së fortë të fondeve pensionale dhe monitorimit të vazhdueshëm të kujdesshëm të aktiviteteve që ndërmerren nga subjektet nën mbikëqyrje;
- shqyrtim të politikave anticiklike për të kontribuuar sa më shumë që mundet në stabilizimin dhe rikuperimin e ekonomive;
- koordinim të politikave të komponentit privat dhe publik të pensioneve; dhe
- krijim të mekanizmave përkatës nga mbikëqyrësit dhe subjektet nën mbikëqyrje për mbrojtjen operacionale që kanë të bëjnë me Kovid-19, duke përfshirë edhe ndërmarrje të veprimeve të duhura për të mbrojtur palët e interesuara nga abuzimi i shfrytëzuesve të shërbimeve financiare dhe forcim të edukimit financiar midis shfrytëzuesve.
IOPS e inkurajon shkëmbimin e mëtejshëm të përvojave në lidhje me krizën Kovid-19 midis mbikëqyrësve në të gjithë botën. IOPS do të forcojë bashkëpunimin dhe koordinimin me organet e tjera të standardizimit në mënyrë që të zvogëlojë ndikimin e krizës në fondet pensionale, shoqëritë pensionale, anëtarët dhe shfrytëzuesit.
Njoftimi i IOPS është në linkun m[ vijim: