Agjencia për mbikëqyrje të
financimit kapital të sigurimit pensional

Komiteti për Stabilitetit Financiar: Është ruajtur stabiliteti financiar

Pavarësisht shumë krizave, stabiliteti i sistemit financiar është ruajtur, ndërsa rreziqet kanë mbetur në nivele të moderuara. Vitin e kaluar, institucionet financiare kanë punuar në mjedis makro më të favorshëm dhe arritën rezultate solide dhe thelluan ndërmjetësimin financiar. Megjithatë, ka ende rreziqe dhe pasiguri që lidhen kryesisht me mjedisin e jashtëm dhe ndikimin e trazirave gjeopolitike dhe fragmentimit gjeo-ekonomik. Këto janë një pjesë e konstatnimeve nga mbledhja e sotme e Komitetit për Stabilitet Financiar, që u mbajt në Bankën Popullore.

 

Me mbledhjen kryesonte guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska dhe ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska, kryetarja e Komisionit për Letrat me Vlerë (KLV), Nora Aliti, kryetari i Këshillit të ekspertëve nga Agjencia për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional (MAPAS), Maksud Ali dhe kryetari i Këshillit të Ekspertëve nga Agjencia për Mbikëqyrje të Sigurimeve (ASO), Krste Shajnoski. Në mbledhje u shqyrtua Raporti i Stabilitetit Financiar për vitin 2023, ku u theksua se bilancet e amvisërive dhe të sektorit të korporatave kanë kapacitete solide, gjë që siguron elasticitet ndaj goditjeve dhe kushteve të shtrënguara të financimit. Megjithatë, duke pasur parasysh rritjen e borxhit, lind nevoja për kujdes të mëtejshme nga ana e institucioneve financiare dhe rregullatorëve financiarë në menaxhimin e politikave makroprudenciale, si mbështetje për ruajtjen e stabilitetit financiar edhe në periudhën e ardhshme.

Duke folur për sektorin bankar, Angellovska-Bezhoska theksoi se mjaftueshmëria e kapitalit edhe vitin e kaluar ka vazhduar të forcohet, që është parakusht për rritje më të lartë të kredisë, por edhe për qëndrueshmëri më të madhe të sektorit bankar nga krizat. Ky është rezultat i sjelljes së kujdesshme të vetë bankave, por edhe i masave rregullatore në kushte të rezultateve financiare pozitive në punë. Me këtë, u arrit afrim i mëtejshme ndaj normës së mjaftueshmërisë së kapitalit në BE, e cila është më e lartë se e jona. Cilësia e portofolit të kredisë së sistemit bankar ka mbetur në nivel më të mirë krahasuar me periudhën e parakrizës. Si rezultat i pozicionit të mirë të bilancit të sistemit bankar, vazhdoi të përshpejtohet edhe rritja e kredisë në mbështetje të kompanive dhe qytetarëve. Megjithatë, duke pasur parasysh rreziqet aktuale, është e nevojshme të monitorohet me kujdes situata dhe të rritet elasticiteti i sistemit bankar.

“Komiteti për Stabilitetit Financiar në përbërjen e tij të re, i cili përfshin anëtarë nga ministria e Financave, do të vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit financiar në vend. Komisioni për Stabilitetit Financiar do të veprojë në përputhje me dispozitat ligjore dhe do të përcaktojë dhe monitorojë rreziqet sistematike në segmentet individuale të sistemit financiar, me qëllim që organet kompetente të marrin masa makroprudenciale për ruajtjen e stabilitetit financiar në vend, i cili konfirmohet nga raporti i prezantuar”, tha ministrja e Financave.

“Duke qëndruar konsistent në zbatimin e kompetencave publike, Komisioni i Letrave me Vlerë vazhdon të mbikëqyrë dhe rregullojë tregun e kapitalit, të monitorojë dhe parandalojë rreziqet e mundshme të tregut dhe të sigurojë stabilitetin e tregut të kapitalit. Ndërgjegjësimi se institucionet financiare nuk operojnë në një vakum institucional dhe duke pasur parasysh rreziqet në rritje që vijnë nga varësia në rritje e institucioneve financiare nga teknologjitë digjitale, në të ardhmen duhet të përqendrohemi gjithnjë e më shumë në rëndësinë e elasticitetit digjital për infrastrukturën kritike të tregut si bazë për stabilitet në tregun e kapitalit dhe në sistemin financiar në tërësi”, ka deklaruar kryetarja e Komisionit për Letrat me Vlerë (KLV), Nora Aliti.

Kryetari i Këshillit të ekspertëve të MAPAS-it, Maksud Ali, theksoi se MAPAS-i siguron funksionim të vazhdueshëm, zhvillim dhe promovim të shtyllës së dytë dhe të tretë, transparencë dhe mbikëqyrje efikase të segmentit të dytë më të madh në sektorin financiar në vend. MAPAS monitoron me kujdes situatën në sigurimin pensional të financuar nga kapitali dhe rreziqet e mundshme në shtyllën e dytë dhe të tretë në përgjithësi, dhe sigurisht me theks të veçantë situatën globale dhe reagimin e kompanive të pensioneve në drejtim të strategjive dhe taktikave të tyre investuese për të arritur kthimin më të lartë, vetëm në favor të anëtarëve të fondeve pensionale. Ai gjithashtu theksoi se Agjencia, si rregullator dhe mbikëqyrës, punon me përkushtim në drejtim të promovimit të sistemit të pensioneve dhe edukimit financiar dhe gjithëpërfshirjes për të rritur ndërgjegjësimin e publikut dhe bashkëpunon me institucionet e përfshira në sigurimin pensional dhe institucionet përkatëse nga fusha financiare për të arritur misioni i saj – mbrojtja e interesave të anëtarëve të fondit pensional dhe nxitja e zhvillimit të sigurimit pensional të financuar nga kapitali për ditë më të sigurta pensioni.

Kryetari i Këshillit të ekspertëve të Agjencisë për Mbikëqyrjen e Sigurimeve (ASO), Krste Shajnoski, theksoi se tregu i sigurimeve në nëntë muajt e parë të vitit ka shënuar rritje intensive të investimeve në sigurime dhe rritje të moderuar të dëmeve të paguara të mbuluara nga sigurimi. Shuma e përgjithshme e investimeve në produkte të sigurimit tejkalon 12 miliardë denarë. Në të njëjtën periudhë, qytetarët, kompanitë dhe institucionet nga kompanitë e sigurimit inkasuan mbi 4 miliardë denarë për dëmet e siguruara. Të gjitha shoqëritë e sigurimit përmbushin plotësisht kërkesat e përcaktuara me ligj dhe kanë fonde të mjaftueshme për të mbuluar rezervat teknike dhe matematikore.

Në mbledhje u theksua se rregullatorët financiarë do të vazhdojnë me monitorimin e mëtutjeshëm të koordinuar të situatës dhe shkëmbimin në kohë të të gjitha informacioneve relevante dhe se janë të gatshëm të reagojnë në përputhje me zhvillimet, secili në kuadër të kompetencave të mandatit të tyre. Të gjithë rregullatorët e sistemit financiar kanë instrumente të mjaftueshme që mund t’i përdorin nëse është e nevojshme, duke garantuar kështu ruajtjen e stabilitetit financiar në periudhën e ardhshme.

Skip to content