Agjencia për mbikëqyrje të
financimit kapital të sigurimit pensional

Komiteti për stabilitet financiar e miratoi Raportin vjetor: Sistemi financiar është stabil

Sistemi financiar edhe mandej është stabil, kurse rreziqet janë në nivel mesatar. Ky është përfundimi i përgjithshëm në Raportin vjetor të Komitetit për stabilitet financiar për vitin 2024, të cilin Komiteti e miratoi në mbledhjen e tij të fundit.

Në Raportin Vjetor nënvizohet se sistemi financiar vendas tregon një qëndrueshmëri të lartë ndaj goditjeve dhe i menaxhon me sukses sfidat aktuale. Në vitin 2024, institucionet financiare kanë punuar në një mjedis më të favorshëm makroekonomik, kanë arritur rezultate të mira dhe kanë kontribuuar në thellimin e ndërmjetësimit financiar.

Rreziqet për stabilitetin financiar që burojnë nga segmentet e ndryshme të sistemit financiar janë mesatare, si edhe rreziku nga “infektimi”, përkatësisht kalimi i rreziqeve nga një segment në tjetrin. Megjithatë, edhe mandej ekzistojnë disa pasiguri, kryesisht që lidhen me faktorët e jashtëm, si tensionet gjeopolitike dhe fragmentimi ekonomik. Si një ekonomi e vogël dhe e hapur, sistemi vendas mbetet ende i ekspozuar ndaj goditjeve të jashtme, prandaj nevojitet një kujdes i vazhdueshëm.

Në  këtë kontekst, institucionet financiare dhe mbartësit e politikave makroprudenciale duhet t’i ndjekin me kujdes gjendjet, me qëllim të ruajtjes së stabilitetit financiar. Rregullatorët financiarë do të vazhdojnë me ndjekje të koordinuar të situatës, shkëmbim të përkohshëm të informacionit dhe, nëse nevojitet do të ndërmarrin masa të përshtatshme brenda kompetencave të tyre. Ata disponojnë mjete të mjaftueshme për ruajtjen e stabilitetit financiar, duke siguruar vazhdimësinë e tij edhe në periudhën në vijim.

Komiteti për stabilitet financiar është trup ndërinstitucional përgjegjës për zbatimin e politikës makroprudenciale dhe koordinimin në monitorimin e rreziqeve të sistemit dhe krizave financiare. Ai përbëhet nga përfaqësues të të gjithë rregullatorëve financiarë: Guvernatori i Bankës Popullore, ministri i Financave, kryetarët e Agjencisë për Mbikëqyrjen e Sigurimeve (ASO), Agjencisë për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional (MAPAS) dhe Komisionit për Letrat me Vlerë (KHV), pesë përfaqësues nga Banka Popullore dhe tre nga Ministria e Financave.

Skip to content