Agjencia për mbikëqyrje të
financimit kapital të sigurimit pensional

Koordinim i shtuar për ruajtjen e stabilitetit financiar

Rregullatorët financiar shtojnë bashkëpunimin për monitorimin e gjendjeve në sistemin financiar. Dhe në rrethanat që i imponon kriza e koronës, me përkushtimin maksimal të çdo rregullatori në kuadër të kompetencave të tij, stabiliteti financiar do të ruhet në mënyrë të koordinuar. Kjo është porosia që e dërguan guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska, ministrja e Financave, Nina Angelovska, kryetarja e Komisionit të Letrave me Vlerë, Nora Aliti, kryetari i Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë të Mbikëqyrjes së Sigurimeve, Krste Shajnoski, kryetari i Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë për Mbikëqyrje të Financimit Kapital të Sigurimit Pensional, Maksud Ali dhe drejtori i Fondit për Sigurimin e Depozitave, Borçe Haxhiev. Ata nënshkruan një Memorandum të ri për bashkëpunim ndërinstitucional me qëllim ruajtjen e stabilitetit financiar, të përgatitur gjatë muajve të kaluar, në pajtim me rekomandimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.

Memorandumi nënshkruhet në mënyrë që të identifikohen rreziqet sistemike në kohë dhe në mënyrë efikase përmes një koordinimi të ndërsjellë të koordinuar të rregullatorëve dhe për të ndërmarrë aktivitete të harmonizuara me qëllim parandalimin e zvogëlimit të ndikimit të tyre mbi sistemin financiar. Me aktivitete e përshkruara në memorandum, rezistenca e sistemit tonë financiar ndaj goditjeve do të forcohet edhe më tej dhe institucionet kompetente do të jenë më të përgatitur për të menaxhuar me sfidat e sistemit.

Ndër të tjera, në pajtim me dispozitat e memorandumit, avancohet roli dhe zgjerohet përbërja e Komitetit për Stabilitet Financiar, duke ndjekur shembullin e Bordit Evropian për Rreziqe Sistemike. Deri më tani, Komiteti përbehej vetëm nga përfaqësuesit e Bankës Popullore dhe Ministrisë së Financave. Tani e tutje, të gjithë rregullatorët e sistemit financiar do të marrin pjesë në punën e Komitetit, ndërsa koordinatori i tij nacional është guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska. Në kuadër të Komitetit do të funksionojnë dy nënkomitete, si organe operative – Nënkomiteti për Monitorimin e Rreziqeve Sistemike dhe Propozimin e Masave Makroprudenciale dhe Nënkomiteti për Përgatitje për Menaxhimin e Krizës Financiare. Për të arritur qëllimet e përcaktuara, dhënien e propozimeve dhe ndërmarrjen e aktiviteteve të duhura, përmes Komitetit, në mënyrë të koordinuar do të monitorohen analizat për gjendjet në sistemin financiar, si dhe rregulloret që mund të kenë ndikim mbi stabilitetin financiar.

Në të ardhmen, do të bëhen përpjekje për përforcimin e kornizës makroprudenciale, në mënyrë që të përmirësohet rregullorja, duke ndjekur edhe rekomandimet e Programit për vlerësim të sektorit financiar të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, të zbatuar në vitet 2017 dhe 2018.

Skip to content