Agjencia për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional mori pjesë në konferencën e 23-të vjetore të Bursës Maqedonase. Një nga panelet e konferencës ishte për “Investitorët e brendshëm institucionalë dhe Bursën”, ku mori pjesë Darko Sazdov nga Agjencia, anëtar i Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë. Në panel u diskutua mbi gjendjen në sistemin pensional në Republikën e Maqedonisë së Veriut në krahasim me rajonin dhe më gjerë në vendet e OECD-së.
Darko Sazdov, si informacione më të rëndësishme, tha se fondet pensionale në fund të vitit 2023 në të gjitha vendet shënuan rritje pozitive të mjeteve të fondeve pensionale me sigurim pensional me financim kapital.
Gjithashtu, Sazdov tha se, deri në fund të vitit 2023, normat e kthimit të investimeve tejkaluan normat e inflacionit në shumicën e vendeve dhe u arritën norma nominale pozitive të kthimit në të gjitha vendet e OECD-së dhe rajonit, që i reflektojnë më së shumti fitimet investuese nga investimet në obligacione dhe aksione, ku çmimet e tregut të kapitalit u zmadhuan për shkak të uljes së normave të interesit ose pritjeve për ulje të tilla në prag e ngadalësimit të inflacionit.