Java e vetëdijesimit pensional këtë vit është nga 7 deri më 15 shtator, ndërsa Dita e vetëdijesimit pensional është si zakonisht më 15 shtator. Duke filluar nga viti 2014, Dita e vetëdijesimit pensional ka për qëllim ta nxjerrë në pah rëndësinë e kursimit pensional.
Në kuadër të misionit të saj për të mbrojtur interesat e anëtarëve të fondeve pensionale dhe për të nxitur zhvillimin e sigurimit pensional me financim kapital për ditë më të sigurta të pensionit, Agjencia për Mbikëqyrje të Financimit Kapital të Sigurimit Pensional – MAPAS e shënon 15 shtatorin – Ditën e vetëdijesimit pensional me një sërë aktivitetesh duke përdorur mjetet e komunikimit elektronik dhe mediat sociale
Aktivitetet edukative organizohen me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve për rëndësinë e sigurimit pensional dhe të rritjes së informimit për sistemin pensional. Me këtë, të siguruarit dhe anëtarët aktualë dhe të ardhshëm fitojnë një bazë të rëndësishme që të mund ta planifikojnë dhe sigurojnë të ardhmen e tyre të pensionit.
MAPAS-i thekson se është veçanërisht e rëndësishme të rinjtë të informohen në kohë për të drejtat, detyrimet dhe përfitimet e anëtarëve të fondeve pensionale të detyrueshme dhe vullnetare, menjëherë pas fillimit të marrëdhënies së punës.
Për më shumë informata vizitoni ueb faqen tonë dhe adresat tona në mediat sociale.