Agjencia për mbikëqyrje të
financimit kapital të sigurimit pensional

MAPAS mbajti ligjëratë edukative për punonjësit e Komunës Qendër me rastin e Ditëve të Edukimit Financiar

Me rastin e Ditëve të Edukimit Financiar, MAPAS mbajti një ligjëratë edukative për punonjësit e Komunës Qendër, me qëllim të theksimit të rëndësisë së edukimit financiar dhe informimit të drejtë mbi funksionimin e sistemit pensional. Pjesëmarrësit u njohën me strukturën dhe rolin e të tre shtyllave të sigurimit pensional të financuar kapitalisht.

Ekspertët e MAPAS ofruan një përmbledhje të shtyllës së parë, të dytë dhe të tretë, duke shpjeguar mënyrën e funksionimit, llogaritjen e mjeteve dhe përdorimin e mjeteve digjitale që u mundësojnë qytetarëve të ndjekin kursimet e tyre pensionale. U theksua rëndësia e informatave të sakta dhe qasja e rregullt ndaj tyre për marrjen e vendimeve të qëndrueshme financiare.

Ligjërata përfshiu diskutim interaktiv, ku të pranishmit shtruan pyetje, kërkuan sqarime shtesë dhe ndanë situata nga praktika, gjë që ndihmoi në kuptimin më të thelluar të funksionimit të të tre shtyllave dhe rolit të tyre në ndërtimin e sigurisë financiare afatgjatë.

Ky aktivitet e vuri në pah rëndësinë e Ditëve të Edukimit Financiar, si kujtesë se njohuritë e sakta janë bazë për vendime të përgjegjshme dhe të qëndrueshme. MAPAS do të vazhdojë të mbështesë ngritjen e edukimit financiar për qytetarët.

Skip to content