Agjencia për mbikëqyrje të
financimit kapital të sigurimit pensional

MAPAS më 15 shtator  – Ditën e Vetëdijësimit Pensional porosit: MERR PËRGJEGJËSI PËR PENSIONIN TËND!

Java e vetëdijësimit pensional këtë vit është nga 11 deri më 15 shtator, dhe dita e vetëdijësimit pensional është si zakonisht më 15 shtator. Duke filluar nga viti 2014, Dita e Vetëdijësimit Pensional synon të nxjerrë në pah rëndësinë e kursimeve të pensionit.

Në kuadër të misionit të saj për të mbrojtur interesat e anëtarëve të fondeve pensionale dhe për të inkurajuar zhvillimin e financimit kapital të sigurimit pensional për ditë më të sigurta pensioni, Agjencia për Mbikëqyrjen e Financimit Kapital të Sigurimeve Pensionale – MAPAS shënon 15 shtatorin – Ditën e Ndërgjegjësimit Pensional me një sërë aktivitetesh duke përdorur mjetet e komunikimit elektronik dhe mediat sociale.

MAPAS thekson se është veçanërisht e rëndësishme që të rinjtë të informohen në kohën e duhur për të drejtat, obligimet dhe përfitimet e anëtarëve të fondeve pensionale të detyrueshme dhe vullnetare, menjëherë pas fillimit të marrëdhënies së punës.

Për më shumë informata vizitoni faqen tonë të internetit dhe adresat tona të mediave sociale. Këtu do të mund të merrni lehtësisht informata në lidhje me sigurimin pensional të financuar me capital dhe të kontrolloni se në cilën kompani pensionesh jeni anëtar.

www.mapas.mk,

www.facebook.com/mapas.mk,

www.instagram.com/mapas.mk,

www.linkedin.com/company/mapasmk/

 

Skip to content