
Në kuadër të shënimit të Ditës së ndërgjegjësimit pensional – 15 Shtatori, Agjencia për Mbikëqyrjen e Financimit Kapital të Sigurimit Pensional – MAPAS sot në Parkun e qytetit organizoi një ngjarje për informimin e qytetarëve për të drejtat e tyre në sistemin pensional.
Qëllimi i ngjarjes, siç kumtoi MAPAS, është të gjithë qytetarët të kenë informata të sakta për funksionimin e sistemit pensional.
Vizitorët kanë mundësi për komunikim të drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e MAPAS dhe shoqata pensionale dhe të marrin përgjigje për atë që u intereson.
Në ngjarje u drejtua kryetari i Këshillit të ekspertëve të MAPAS, Remzi Bajrami, i cili theksoi se pensioni nuk është temë vetëm për gjeneratat më të vjetra.

“Është një çështje për të gjithë ne, sepse sa më herët të fillojmë të mendojmë për të ardhmen, aq më shumë mundësi kemi për të ndërtuar një jetë të qëndrueshme dhe të sigurt. Sistemi i pensioneve ekziston për t’u siguruar të gjithë njerëzve një jetë dinjitoze pas përfundimit të jetës së tyre të punës. Por që ky sistem të mbetet i fortë dhe i qëndrueshëm, është e rëndësishme që ju – si breza të ardhshëm që do të punoni dhe krijoni – ta kuptoni se si funksionon. Në këtë mënyrë, do ta dini se puna dhe investimet tuaja do t’ju kthehen dhe një ditë do t’ju sjellin siguri dhe paqe”, tha Bajrami.
Ngjarja u pasurua me muzikë, aktivitete argëtuese, lojë kreative për më të vegjlit, si dhe kuiz të diturisë ku u ndanë mbi 180 shpërblime.
Me këtë aktivitet MAPAS thekson vlerën e qytetarëve të jenë pjesëmarrës aktiv në sistemin pensional, ta ndjekin gjendjen e tyre pensionale dhe në kohë të planifikojnë të ardhme të sigurt.
(02) 3224 229
contact@mapas.mk