Agjencia për Mbikëqyrje të Financimit Kapital të Sigurimit Pensional – MAPAS, me një sërë aktivitetesh të realizuara gjatë ditëve të kaluara, e shënoi Ditës së vetëdijësimit pensional – 15 shtator, ndërsa ngjarja qendrore, me edukim për të rinjtë, do të mbahet në SHMQShT “Zdravko Cvetkovski” – Shkup.
Në ngjarje do të mbajnë fjalë kryetari i Këshillit tëEkspertëve të MAPAS-it, Remzi Bajrami, dhe këshilltari shtetëror në Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Sabriu.
Përfaqësues të MAPAS-it do të zhvillojnë edukim interaktiv me nxënësit, me qëllim që të rinjtë të mësojnë se cili është roli i MAPAS-it, si dhe të njihen me të gjitha detajet e sistemit pensional në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në kuadër të ngjarjes do të realizohet edhe një kuiz, me qëllim shpërblimin e njohurive të reja të fituara nga nxënësit.
“Gjatë ditëve të kaluara realizuam edukime interaktive në disa shkolla të vendit, sepse për ne është me rëndësi që të rinjtë të informohen me kohë për funksionimin e sistemit pensional, sidhe për rolin e tyre në të. Për ne është nder i madh që nxënësit treguan interes kaq të madh,” theksuan nga MAPAS.
Nga MAPAS nënvizuan se është me rëndësi thelbësore që të rinjtë të kenë vetëdije të lartë për higjienën financiare, duke i siguruar vetes ditë pensionale të qeta dhe të sigurta.
(02) 3224 229
contact@mapas.mk