Këtë vit vendi ynë për herë të dytë është pjesë e Kuizit evropian të parave – një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare që synojnë edukimin financiar të të rinjve të moshës prej 13 deri 15 vjeç. Aktivitetet për të mbajtur me sukses garën kombëtare tashmë janë në vlugun e zhvillimit. Më 25.02.2020, në Bankën Popullore u zhvilluar një takim pune me mësuesit dhe profesorët koordinatorë nga shkollat fillore dhe të mesme të cilat aplikuan për të marrë pjesë. Në ceremoninë e hapjes folën guvernatorja Anita Angellovska-Bezhoska, ministrja e financave Nina Angellovska, zëvendës ministrja e arsimit dhe shkencës Elizabeta Naumovska dhe Maja Stevkova-Shterieva, Kryetare e Shoqatës së Bankave të Maqedonisë (MBA),e cila është edhe organizatore e Kuizit evropian të parave në vendin tonë.
Agjencia për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional – MAPAS, si anëtare e Trupit koordinues për edukimin financiar dhe përfshirje financiare këtë vit, u përfshi plotësisht në mbështetjen e aktiviteteve për organizimin e Kuizit evropian të parave 2020, së bashku me rregullatorët e tjerë të sektorit financiar. Në këtë drejtim, Agjencia ka përgatitur pyetje dhe materiale edukative në fushën e financimit kapital të sigurimit pensional të, me qëllim që të edukojë të rinjtë për rëndësinë dhe nevojën për kursim që nga mosha më e hershme, krejt me qëllim që të sigurojë kursim pensional i cili do t’ju sigurojë atyre jetë të sigurt dhe dinjitoze në pleqëri.
Në takimin e punës me mësimdhënësit – mentorë të nxënësve të cilët do të marrin pjesë në kuiz, përfaqësuesja e MAPAS, Marija Popovska mbajti një prezantim edukativ për sistemin, duke i njoftuar t[ pranishmit me mundësitë të cilat i ofron sigurimi obligativ pensional si dhe financimi kapital vullnetar i sigurimit pensional.