Agjencia e Supervizionit të Sigurimit Pensional me Financim Kapital- MAPAS me mbështetje të shoqërive pensionale fillon bashkëpunimin aktiv me sektorin civil në fushën e edukimit financiar, veçanërisht në fushën e rritjes së vetëdijes të popullatës për përfitimet nga sigurimi pensional me financim kapital. Me këtë rast, në këtë ditë, më datë 15.02.2022 në ambientet e Agjencisë u lidh Memorandum për bashkëpunim me Asociacionin e Resurseve Njerëzore të Maqedonisë- ARNJM nga Shkupi. Qëllimi i këtij bashkëpunimi është realizimi i aktiviteteve të përbashkëta për edukimin financiar dhe rritje e vetëdijes së personave të punësuar për të drejtat e tyre me theks në të drejtat e sigurimit pensional me financim kapital. Bashkëpunimi i përbashkët do të jetë në lidhje me shkëmbimin e përvojave, njohurive dhe të dhënave, avancimin e legjislacionit kombëtar në fushëveprimin përkatës, realizimin e projekteve me interes të përbashkët dhe aplikimin e përvojave ndërkombëtare.
Në kuadër të memorandumit, Agjencia në bashkëpunim me shoqëritë pensionale do të përfshijë persona/ekspertë për pjesëmarrje në programet e trajnimit në kuadër të punës së Asociacionit në pjesën e përfitimeve nga investimi afatgjatë dhe sigurimi pensional me financim kapital.
Të dyja palët në kuadër të Memorandumit u zotuan për bashkëpunim dhe monitorim të rregullt të procesit të realizimit të aktiviteteve për edukim financiar dhe përfshirje financiare, në mënyrën në të cilën në vazhdimësi do të jepen udhëzime për avancimin e tyre.
Përmes këtij bashkëpunimi pritet të zgjerohet rrjeti i organizatave për edukimin financiar dhe përfshirje financiare në vendin tonë me qëllim ndërgjegjësimin për rëndësinë e tij për popullatën, e veçanërisht për grupet e reja dhe të margjinalizuara në sjelljen e vendimeve financiare që do t’u ofrojnë siguri dhe cilësi afatgjate të jetës në pleqëri.