Agjencia për Mbikëqyrje të Financimit Kapital të Sigurimit Pensional – MAPAS punon vazhdimisht dhe ka për qëllim ndërtimin e shpirtit ekipor, promovimin e punës së përbashkët, si dhe motivimin dhe ndërtimin e besimit të punonjësve.
Për këtë arsye, më 6 dhe 7 qershor, MAPAS realizoi “Team Building” në temë “Vetëbesimi dhe komunikimi bindës” në Krushevë, ku punonjësit e MAPAS-it morën pjesë aktive në aktivitete të ndryshme si ekip. Investimi tek punonjësit është çelësi për përmirësimin e proceseve të përditshme dhe sigurimin e një të ardhmeje të begatë për institucionin, dhe e gjithë kjo çon në motivim më të madh, komunikim më të mirë dhe veprim të përbashkët më efektiv në arritjen e qëllimeve dhe detyrave të përcaktuara.