Agjencia për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional (MAPAS) organizon një ngjarje të tipit të hapur informative-argëtuese në sheshin e Qytetit në Shkup për të shënuar Ditën e Vetëdijësimit Pensional.
Ngjarja do të zhvillohet të Shtunën (14 Shtator) me fillim prej orës 12:00 në Sheshin “Maqedonia”.
Në këtë ngjarje, vizitorët do të marrin të gjitha informacionet e nevojshme në lidhje me sistemin pensional, për mënyrën e funksionimit, të drejtat të siguruarve pensional, si dhe informacionet mbi ndryshimet e reja legjislative që prekin grupe të caktuara të të siguruarve dhe anëtarëve pensional. Informimi i vizitorëve do të bëhet nga ekspertë nga MAPAS, FSPIMV, si dhe përfaqësues të shoqërive të licencuara pensionale në vend, KB shoqëria e parë pensionale SHA Shkup, shoqëria pensionale “SAVA” SHA Shkup dhe shoqëria pensionale trigllav SHA Shkup. Përveç informacioneve për sistemin pensional, vizitorët do të kenë mundësinë të shijojnë muzikën e grupit “Day Off”, por gjithashtu do të kenë mundësi të provojnë njohuritë në kuizin e diturisë që do t’u sjellë shpërblime dhe dhurata modeste në lidhje me ngjarjen.
Ngjarja është organizuar për të rritur vetëdijen e qytetarëve për rëndësinë e sigurimit pensional dhe për të rritur informimin për sistemin pensional. Me këtë, të siguruarit dhe anëtarët e tanishëm dhe të ardhshëm fitojnë një bazë të konsiderueshme për të planifikuar dhe siguruar të ardhmen e tyre pensionale.