Agjencia për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional MAPAS ishte pjesëmarëse në Konferencën e tretë për Freelancerët me temë “Freelance – E ardhmja e punës digjitale”, e cila u organizua me qëllim të nxitjes së debatit publik mbi statusin, mundësitë dhe sfidat e freelancerëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Konferenca kishte për qëllim të theksojë nevojën për rregullim sistematik të statusit social dhe juridik të freelancerëve si dhe përmirësimin e integrimit të tyre në proceset ekonomike dhe institucionale. Ngjarja bashkoi aktorët kyç nga sektori publik, privat dhe ai civil, ku u debatua mbi temat në vijim:
- Maqedonia në hartën botërore të freelanc-it
• Mundësitë dhe detyrimet ligjore të freelancerëve
• Sigurimi social, pensional dhe shëndetësor
• Shtylla e tretë – e ardhmja pensionale e freelancerëve
• Marketingu dhe përmbajtja digjitale dhe
• Kontabiliteti me QuickBooks dhe puna në tregun amerikan
Me pjesëmarrjen MAPAS-i mbështeti dialogun për përmirësimin e pozitës së freelancerëve dhe krijimin e një kuadri më gjithëpërfshirës për përfshirjen e tyre në sistemet sociale dhe pensionale.
MAPAS-i, përshëndet iniciativën për organizimin e ngjarjeve të tilla që kontribuojnë në dialog të hapur, shkëmbim përvojash dhe ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e mbrojtjes sociale dhe pensionale të të gjithë pjesëmarrësve në tregun e punës.

(02) 3224 229
contact@mapas.mk