Agjencia për mbikëqyrje të
financimit kapital të sigurimit pensional

MAPAS REALIZOI ME SUKSES AKSION HUMANITAR PËR DHURIMIN E VESHMBATHJEVE

Agjencia për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensiona- MAPAS,  realizoi me sukses një aksion humanitar për dhurimin e veshmbathjeve, në të cilin të punësuarit dhuruan mbi 75 qese me rroba.

Donacioni i grumbulluar, përmes ndërmarrjes sociale “Kopçe”, do t’u shpërndahet qytetarëve që kanë më së shumti nevojë për ndihmë.

Me këtë aksion, MAPAS edhe një herë konfirmoi përkushtimin e saj ndaj përgjegjësisë shoqërore, solidaritetit dhe humanizmit, duke dërguar mesazhin se edhe veprat e vogla të mirësisë mund të kontribuojnë në ndryshime pozitive në komunitet.

Skip to content