Agjencia për mbikëqyrje të
financimit kapital të sigurimit pensional

MAPAS mori pjesë në prezantimin e Raportit për edukimin financiar tek nxënësit

Kryetari i Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë për Mbikëqyrjen e Sigurimit Pensional me Financim Kapital (MAPAS), Remzi Bajrami, dhe Këshilltarja e Kryetarit, Marija Popovska, morën pjesë në ngjarjen për prezantimin e Raportit mbi edukimin financiar tek nxënësit, të përgatitur nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

MAPAS punon në mënyrë aktive për ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e edukimit financiar që në moshë të hershme dhe thekson gatishmërinë e saj për bashkëpunim të mëtejmë me institucionet arsimore në zbatimin e aktiviteteve që synojnë rritjen e njohurive financiare tek të rinjtë.

Si pjesë e institucioneve që kontribojnë aktivisht në iniciativat kombëtare për edukim financiar, MAPAS do të vazhdojë të mbështesë projekte dhe aktivitete që i ndihmojnë të rinjtë të zhvillojnë shprehi të shëndosha financiare dhe të marrin vendime financiare të informuara që nga mosha më e hershme.

 

Skip to content