Trupi koordinues për edukim financiar dhe përfshirje financiare, me të cilin udhëheq Banka Popullore dhe në të cilin marrin pjesë përfaqësues të të gjithë rregullatorëve financiar – Banka Popullore, Ministria e Financave, Komisioni i Letrave me Vlerë (KLV), Agjencia për Mbikëqyrje të Financimit Kapital të Sigurimit Pensional (MAPAS) dhe Agjencia për Mbikëqyrje të Sigurimeve (AMS), miratoi Kompetencat bazë të edukimit financiar. Me këtë vazhdohen aktivitetet për zbatimin e Strategjisë për edukim financiar dhe përfshirje financiare, e cila u miratua në korrik të vitit të kaluar.
Kompetencat bazë të edukimit financiar përfshijnë njohuritë themelore, aftësitë, qëndrimet, motivimet dhe sjelljet lidhur me financat të cilat duhet ti posedojnë njerëzit në faza të ndryshme të jetës. Korniza e kompetencave financiare sipas moshës së popullsisë përfshin kompetencat financiare të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme dhe kompetencat financiare për popullsinë e rritur. Prandaj, korniza e kompetencave financiare ka elemente progresive të kompetencës dhe tregon se çfarë kompetenca duhet të posedohen në mosha të ndryshme. Qasja progresive do të thot se nxënësi në moshë prej pesëmbëdhjetë deri në tetëmbëdhjetë vjeç duhet ti ketë të gjitha njohuritë e grupeve të moshave të definuara më herët, si dhe njohuri plotësuese lidhur me atë grupmoshë. Njohuritë dhe aftësitë për të rriturit janë të ndara në dy nivele. Niveli fillestar i përshkruan kompetencat bazë të cilat të rriturit duhet ti posedojnë, ndërsa niveli i zgjeruar përmban kompetenca të cilat u nevojiten të rriturve varësisht nga nevoja e tyre individuale.
Komponentët kryesorë të kornizës së Kompetencave financiare janë: njohuritë dhe aftësitë; qëndrimet; motivimet dhe sjellja. Njohuritë dhe aftësitë përfshijnë tetë tema nga segmente të ndryshme financiare:
1. Para dhe banking;
2. Të ardhura dhe taksa;
3. Planifikimi financiar;
4. Kursim dhe investim;
5. Shpenzim dhe kredi;
6.Të drejtat dhe përgjegjësitë e konsumatorëve;
7. Kursim pensional; dhe
8. Rreziqe dhe sigurime.
Kornizën e Kompetencave financiare mund ta shfrytëzojnë organizata dhe institucione të ndryshme në vend (rregullatorë financiare, organizata qytetare, institucione financiare private dhe institucione dhe organizata tjera) të cilat ofrojnë edukim financiar për grupmosha të ndryshme nga fusha e veprimtarisë së tyre, ose më gjërë nga fusha e financave. Megjithatë, korniza e Kompetencave financiare nuk paraqet programë mësimore dhe nuk përshkruan tema konkrete nga fusha e edukimit financiar. Korniza e Kompetencave financiare është e synuar për ofruesit e shërbimeve arsimore në kuadër të arsimimit joformal dhe pritet që ofruesit e edukimit financiar ti ndjekin kompetencat e definuara financiare gjatë hartimit të programeve të tyre edukative për grupmoshat përkatëse nga fusha e financave.
Kompetencat bazë të edukimit financiar janë hartuar në bazë të rekomandimeve të INFE-OECD dhe kanë për qëllim të shërbejnë si bazë për hartimin e programeve edukative për grupmosha të ndryshme nga fusha e financave nga ana e të gjithë ofruesëve të përfshirë të shërbimeve arsimore, në kuadër të arsimimit joformal.
Rregullatorët financiar ftojnë subjektet nga sektori privat dhe sektori civil të cilët realizojnë aktivitete për edukim financiar të njoftohen me Kompetencat bazë të edukimit financiar dhe ti bashkohen nismës për qasje të koordinuar në realizimin e aktiviteteve edukative për edukim financiar në vend.