Agjencia për mbikëqyrje të
financimit kapital të sigurimit pensional

Mundësi për bashkëpunim institucional dhe akademik – temë e takimit mes Ramzi Bajramit dhe prof. dr. Abdulmenaf Bexhetit

                                                                                                                        

Kryetari i Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë për Mbikëqyrjen e Sigurimeve Pensionale me Financim Kapital, Ramzi Bajrami, zhvilloi takim pune me prof. dr. Abdulmenaf Bexhetin, profesor në Universitetin e Evropës Juglindore, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut dhe njohës i shquar i financave dhe çështjeve ekonomike që ndërlidhen me sferën që mbulon institucioni.

Gjatë takimit u shkëmbyen mendime mbi sfidat aktuale dhe mundësitë për përmirësimin e bashkëpunimit në fushën e sistemit pensionale, stabilitetit financiar dhe bashkëpunimit akademik-institucional.

Biseduesit theksuan rëndësinë e thellimit të komunikimit mes institucioneve dhe komunitetit akademik, me qëllim shkëmbimin e ekspertizës, ideve dhe përvojave që do të kontribojnë në zhvillimin e mëtejshëm të sistemit pensionale.

Skip to content