Agjencia për mbikëqyrje të
financimit kapital të sigurimit pensional

Banka Popullore dhe rregullatorët e tjerë financiarë në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë me aktivitet për mbështetje të ndërmjetësimit

Takimi i gjashtë i punës i rregullatorëve, sektorit privat dhe civil për monitorimin e zbatimit të Strategjisë për Edukim Financiar dhe Përfshirje Financiare

Banka Popullore, së bashku me rregullatorët e tjerë financiarë, organizon takimin e rregullt të punës së rregullatorëve, sektorit privat dhe civil për të monitoruar zbatimin e Strategjisë për Edukim Financiar dhe Përfshirje Financiare. Në takim, për shak të popullarizimit dhe përdorimit më të madh të ndërmjetësimit si një nga mënyrat më të mira për zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje të caktuar, u mbajt një ligjëratë me temën: “Ndërmjetësimi si mjet për zgjidhjen efikase dhe ekonomike të mosmarrëveshjeve, përfshirë edhe fushën e financave”, nga znj. Jelisaveta Georgieva-Jovevska, kryetare e Shoqatës për Mbështetje të Ndërmjetësimit pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut. Pritet që përvojat e përcjella në këtë prezantim të kontribuojnë në një aplikim më të madh të ndërmjetësimit në fushën e shërbimeve financiare, si një mënyrë për të mbështetur përfshirjen financiare dhe mbrojtjen e konsumatorëve të produkteve dhe shërbimeve financiare në vendin tonë.

Takimet, të cilat mbahen dy herë në vit, mundësojnë një dialog të rregullt ndërmjet rregullatorëve financiarë, subjekteve nga sektori privat dhe civil të përfshirë në aktivitetet e edukimit financiar. Shkëmbimi i propozimeve dhe përvojave për forcimin e përfshirjes financiare dhe mbrojtjes së konsumatorëve në sistemin financiar siguron zbatimin me sukses të Strategjisë për Edukimin Financiar dhe Përfshirjen Financiare.

Strategjia për edukimin financiar dhe përfshirjen financiare ofron një qasje të koordinuar në nivel kombëtar dhe një kornizë strategjike në të cilën njihet rëndësia e edukimit, mundësohet përfshirja dhe koordinimi i të gjithë aktorëve dhe përcaktohet një hartë e aktiviteteve për arritjen efektive të qëllimeve.

Në shtojcë Njoftimi nga Oda Ekonomike https://www.mchamber.mk/default.aspx?mid=3&evid=131069&lng=1

 

 

Skip to content