Agjencia për mbikëqyrje të
financimit kapital të sigurimit pensional

Në bashkëpunim me INFE-OECD dhe Ministrinë e Financave të Holandës, po intensifikohen aktivitetet për implementim të Strategjisë kombëtare për Edukim Financiar dhe Përfshirje Financiare

Implementimi i Strategjisë së parë kombëtare për edukimin financiar dhe përfshirje financiare në mënyrë intensive po përparon. Kështu, dje dhe sot, rregullatorët financiarë të vendit të udhëhequr nga Banka Popullore në kuadër të Trupit koordinues për edukim financiar dhe përfshirje financiare, së bashku me Rrjetin ndërkombëtar për edukim financiar të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (INFE-OECD) në bashkëpunim me Ministrinë e Financave të Holandës, organizuan punëtori, në kuadër të programit të Konstituencës dhe programit “Money Wise”.

ИНФЕ_-_ОЕЦД

Dita e parë e punëtorisë iu kushtua implementimit të suksesshëm të Strategjisë – “Përpjekje të koordinuara për forcim të aftësive financiare në Maqedoninë e Veriut”. Gjatë ditës së dytë, do të diskutohen sfidat në fushën e edukimit financiar në lidhje me shërbimet financiare digjitale, si dhe çështje që lidhen me përdorimin e digjitalizimit në edukimin financiar.
Përveç rregullatorëve financiarë, në event marrin pjesë banka, shtëpi kursimi, shoqëri pensionesh, shoqëri sigurimesh, ndërmjetësues sigurimesh, shoqëri për menaxhim të fondeve të investimeve, shtëpi brokerimi, bursa, depozituesi qendrorë i letrave me vlerë, shoqëri financiare dhe më e rëndësishmja, përfaqësues të shoqërisë civile – të të gjitha shoqërive dhe shoqëri që deri më tani kanë shprehur interes në zbatimin e aktiviteteve në fushën e edukimit financiar dhe mbrojtjes së konsumatorit.
“Duke pasur parasysh rëndësinë e edukimit financiar në sistemin financiar dinamik dhe inovator, ekziston nevojë reale për qasje sistemike në zbatimin e Strategjisë së miratuar për edukim financiar dhe përfshirje financiare. Banka Qendrore së bashku me rregullatorët e tjerë financiarë kanë rol udhëheqës në këtë proces. Sipas rezultateve të sondazhit të fundit mbi edukimin financiar të popullsisë së rritur në Evropën Juglindore, të kryer nga OECD, Banka Popullore dallon si bankë qendrore në rajon në të cilën popullata ka besim më të madh si institucion që ofron edukim financiar. Sidoqoftë, pjesëmarrja aktive e aktorëve të tjerë, nga sektori privat dhe civil, është veçanërisht e rëndësishme për të arritur qëllimet dhe misionin që kemi vendosur para nesh. “- tha guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska, në fjalimin e saj me të cilën u hap eventi.
Në hapje fjalën e morri edhe zëvendësministri i Financave, Dimitar Kovaçevski. “Pandemia gjatë viteve të fundit ka vendosur synime të reja. Investimet në arsim pa dyshim duhet të jenë me interes më të madh për shoqërinë. Nëse duam të arrijmë rritje gjithëpërfshirëse, duhet të investojmë në kapitalin njerëzor, arsimim dhe përmirësim të kualifikimeve. Investimet në kapitalin njerëzor kontribuojnë në aftësi më të mira, rritjen e produktivitetit dhe rritjen e përshpejtuar ekonomike, si dhe zvogëlimin e varfërisë dhe pabarazisë,” tha zëvendësministri Kovaçevski, duke shtuar se vetëm me përpjekje të përbashkëta mund të kontribuojmë në krijimin e një shoqërie më të arsimuar.
“Unë besoj thellë se nëse konsumatorët e mundshëm të shërbimeve të sigurimit janë të arsimuar mirë dhe mund të identifikojnë dhe shprehin qartë nevojat e tyre për sigurim, hapësira për paqartësit në ofrimin e shërbimeve të sigurimit do të ngushtohet ndjeshëm, dhe gjithashtu edhe pakënaqësia dhe numri i ankesave do të zvogëlohet. Edukimi për kërkesën, pra për konsum për shërbimet e sigurimit duhet të bëhet nga të gjithë aktorët e tregut, gjegjësisht shoqëria. “- tha kryetari i Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, Krste Shajnoski.
“Bota moderne e financave – e globalizuar, inovatore dhe plot informacion, ofron një sërë mënyrash formale të edukimit financiar individual. Megjithatë, rezultate më të mira mund të arrihen me qasje institucionale. Kështu, shoqëritë kanë nevojë për qasje të koordinuar dhe aktive edhe për nivele më të larta të edukimit financiar. Kodi i ri i praktikave të mira për edukim financiar drejton programet dhe aktivitetet e edukimit financiar që do të hartohen dhe zbatohen si mjete për të rritur edukimin financiar dhe për të mbrojtur konsumatorët e shërbimeve financiare. Kjo bëhet me shpresë se programet dhe aktivitetet e tilla do të lehtësojnë marrjen e vendimeve më të mira në lidhje me përdorimin dhe menaxhimin e shërbimeve financiare dhe menaxhimin e rrezikut, duke zbutur kështu efektet e mundshme negative. Kodi do të vendosë të gjitha parimet që do të zbatohen me implementimin e Strategjisë kombëtare për edukim financiar të popullsisë në vendin tonë nga sektori publik, privat dhe ai civil që do të përfshihen në këtë aktivitet. “- tha Kiril Jovanovski, komisioner në Komisionin për letra me vlerë.
Nga Agjencia për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional (MAPAS), fjalën e morri Darko Sazdov, anëtar i Këshillit të Ekspertëve të MAPAS.
Në trendet e reja ekonomike, kur shërbimet fintech janë gjithnjë e më shumë pjesë e realitetit tonë, nevoja për transformim të sistemeve dhe digjiitalizim të tyre është më e madhe, kështu që niveli më i lartë i edukimit financiar do të jetë parakusht themelor për rritjen e të kuptuarit të sistemit të pensioneve dhe produkteve të pensioneve. E gjithë kjo nënkupton nevojën për angazhimin tonë më të madh ndaj aktiviteteve për mbrojtjen e konsumatorëve. Si rregullator financiar, ne jemi të përfshirë në mënyrë aktive në procesin e përgjithshëm, veçanërisht në pjesën për mbrojtjen e anëtarëve aktualë dhe të ardhshëm të sistemit të pensioneve dhe analizën e nevojës për të përmirësuar rregulloren ekzistuese dhe harmonizimin e saj me standardet evropiane në këtë fushë. Në këtë fushë, një sfidë e veçantë për ne është vendosja e mbikëqyrjes së praktikave të biznesit të subjekteve pensionale me fokus të qartë në mbrojtjen e të drejtave të anëtarëve të fondeve pensionale duke rritur transparencën e sistemit, afatin dhe saktësinë në paraqitjen e rezultateve të sistemit, respektivisht ofrimin e shërbimit dhe produktit më të mirë për klientin. “- theksoi Sazdov.
Nga Ministria Financave Holandeze theksuan se pandemia dëshmoi edhe një herë rëndësinë e qëndrueshmërisë financiare për qytetarët.
“Ata që janë financiarisht të prekshëm janë të parët që do të goditen nga pasojat ekonomike të pandemisë. Edukimi financiar është një nga elementët më të rëndësishme në përmirësimin e qëndrueshmërisë financiare të amvisërive. Më e rëndësishme është të bashkëpunojmë në atë mënyrë që me të vërtetë t’iu ndihmohet sidomos qytetarëve që janë financiarisht të prekur. Mundemi të arrijmë shumë së bashku dhe të mësojmë nga njëri-tjetri. Si Ministri e Financave të Holandës, kemi privilegjin të jemi nikoqir të platformës MoneyWise. Kjo platformë është bashkëpunim i vetëm midis shumë aktorëve të ndryshëm që synon të përmirësojë kapacitetin financiar të qytetarëve holandezë. Ministria gjithashtu ka krijuar program për bashkëpunim teknik me vendet e Konstituences tonë në FMN, Bankën Botërore dhe BERZH. Në projektin tonë me OECD, ManneyWisse dhe Programin e Konstituencës të Ministrisë së Financave janë bashkuar për të mbështetur shtetet e konstituencës në forcimin e edukimit financiar, siç na tregojnë sot palët e interesuara në Maqedoninë e Veriut.”-ishte theksuar nga Përfaqësuesit e Ministrisë Hollandeze.
Sipas OECD, vendi duhet uruar për miratimin e Strategjisë së parë kombëtare për Edukim Financiar dhe Përfshirje Financiare dhe Kodin e praktikave të mira për Edukim Financiar.
“OECD me kënaqësi mbështet zhvillimin e këtyre nismave të rëndësishme, të cilat dëshmojnë për angazhimin afatgjatë për edukim financiar dhe përfshirje financiare të të gjithë aktorëve kombëtar, dhe veçanërisht të Bankës Popullore,” u theksua në hapje.
Në punëtori vetëm sa u prezentuan rezultatet e sondazhit të fundit mbi edukimin financiar të popullsisë së rritur në Evropën Juglindore (2020), të kryer nga INFE-OECD, ku theksi ishte vendosur në rezulatet për vendin tonë. Ato tregojnë fushat në të cilat në të ardhmen do të intensifikohen aktivitetet për avansim të edukimit financiar të popullsisë, ku do të zbatohen qasje përkatëse dhe metoda moderne të rekomanduara nga OECD. Gjatë eventit, u krye një e-sondazh për të gjithë pjesëmarrësit, për nivelin e gatishmërisë së tyre dhe nevojën për përfshirje në edukim financiar në vend.
Gjatë ditës së djeshme, një sesion iu kushtua aspektit kyç të përfshirjes së sektorit privat dhe civil në aktivitetet e edukimit financiar, ku u diskutuan rekomandimet dhe udhëzimet e INFE-OECD në këtë fushë dhe zbatimi i tyre përshtatur në kontekstin lokal, në kuadër të Kodit të praktikave të mira i cili u miratua kohët e fundit nga rregullatorët financiarë në vend.
Përfshirja financiare dhe mbrojtja e konsumatorëve do të trajtohen gjatë ditës së sotme. Më pas do të flitet për mbrojtjen e konsumatorëve financiarë në epokën digjitale, duke prezentuar udhëzimet për politikat e INFE-OECD, ku do të theksohen pritjet nga rregullatorët financiarë. Pjesëmarrësit në punëtori do të diskutojnë edhe për tendencat e paraqitura gjatë pandemisë Kovid-19, të cilat përshpejtuan procesin e digjitalizimit. Më pas, do të rishikohet roli i edukimit financiar digjital në mbështetjen e përdoruesve të shërbimeve dhe produkteve financiare dhe praktikat e mira të edukimit financiar të popullatës për shërbimet financiare digjitale.
Përvojat dhe pikëpamjet e shkëmbyera, me pjesëmarrje aktive të ekspertëve nga INFE-OECD dhe nga Holanda do të kontribuojnë në implementimin e suksesshëm të Strategjisë së parë Kombëtare për Edukim Financiar dhe Përfshirje Financiare, e cila u miratua në korrik të këtij viti dhe u zhvillua brenda projektit rajonal të koordinuar nga INFE-OECD, me mbështetje të madhe nga Ministria e Financave të Holandës. Implementimi i tij tashmë ka filluar, dhe ndër të tjera, kohët e fundit u miratua edhe Kodi i praktikave të mira për edukim financiar.
Skip to content