Nga data 23 deri më 25 nëntor të këtij viti do të mbahet edicioni i gjashtë i Ditëve të edukimit financiar i organizuar nga institucionet rregullatore financiare në bashkëpunim me sektorin financiar privat.
Për Ditët e edukimit financiar, Agjencia për Mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional – MAPAS dhe kompanitë pensionale janë fokusuar në aktivitete për sensibilizimin e qytetarëve dhe kompanive për sigurimin vullnetar pensional ose i njohur si shtylla dhe tretë pensionale. Për këtë qëllim organizojmë bashkërisht edukimin në disa kompani në vend ku menaxhmenti dhe punonjësit njihen me mundësitë dhe përfitimet e kursimeve afatgjata në shtyllën e pensioneve vullnetare. Veçanërisht është e rëndësishme nga ky aspekt të theksohet mundësia e pagesës së një kontributi pensioni shtesë që punëdhënësi mund t’u ofrojë punonjësve të tij si një përfitim që do ta ndihmojë atë të mbajë punonjësit e tij që janë veçanërisht të rëndësishëm për të për procesin dhe cilësinë e punës. Kjo paraqet një motivim dhe shpërblim shtesë për përpjekjen e investuar. Disa nga kompanitë në të cilat do të organizohen prezantime edukative janë: Bella, Alfibi, Kozuvçanka, Vitaminka, BTS ART Factories, Tab Mak në Probishtip, JAGATAJ – Shkup dhe Radio Difuzioni në Maqedoni – Shkup.
Gjithashtu ftojmë qytetarët të vizitojnë faqen tonë www.mapas.mk ku përmes veglës dixhitale https://mapas.mk/kontrollo-ne-cilin-fond-penzional-te-detyrueshem-je-anetar/?lang=sq&fbclid=IwAR3uPUjc06nI0-fZkBJ2DmApy3xJZ0S7OljueTDfvh-1ABHlzvRisvO36RI mund të bëjnë një kontroll të shpejtë për secilin anëtarë në cilin fond pensional të detyrueshëm është anëtar. Ky mjet përveçse i jep përdoruesit informacion në cilin fond pensional është anëtar e informon edhe për mënyrën se si mund të monitorojë llogarinë e tij individuale.
Përmes faqes së internetit mundësohet një pasqyrë më e shpejtë dhe e përhershme e numrit të anëtarëve dhe sasisë totale të mjeteve neto në fondet pensionale të detyrueshme dhe vullnetare. Ndër funksionalitetet e reja të faqes së internetit është mundësia e paraqitjes dixhitale të deklaratave dhe kërkesave si dhe mundësia e raportimit dixhital të parregullsive deri tek MAPAS-i.
Po ashtu, në ueb faqen Penzija.mk – e cila mbështetet nga MAPAS-i dhe kompanitë pensionale, qytetarët mund të marrin përgjigje për të gjitha pyetjet që kanë të bëjnë me sistemin pensional e veçanërisht të rinjtë që janë e ardhmja jonë.
Qëllimi i këtyre aktiviteteve është të forcoj edukimin financiar, të inkurajojë përfshirjen financiare dhe të rrisë ndërgjegjësimin dhe mbrojtjen e anëtarëve tanë aktualë dhe të ardhshëm të fondit pensional.