Agjencia për mbikëqyrje të
financimit kapital të sigurimit pensional

Njoftim për anëtarët me stazh të benificuar

Agjencia për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional (MAPAS), informon publikun е gjerë se sipas ligjit anëtarët e fondeve pensionale të obliguara, që arrijnë të ulin moshën e pensionimit për të paktën një vit në pajtueshmëri me nenin 118 paragrafi (3) i Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, duke filluar prej 20 maj të vitit 2021 kanë të drejtë të zgjedhin nëse do të vazhdojnë anëtarësimin e tyre në fondin pensional të obliguar, më së voni deri më 20 gusht të vitit 2021.

Përzgjedhja kryhet me deklaratë të shkruar për vazhdim të anëtarsimit, përderisa anëtarët nuk dorëzojn deklaratë deri më 20 gusht të vitit 2021, anëtarësia në fondin pensional të obliguar do t’iu ndërpritet. Pas përfundimit të anëtarësisë në fondin pensional të obliguar, Shoqëria Pensionale transferon shumën e përgjithshme të llogarisë individuale të këtyre anëtarëve në Fondin e sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut (Fondi i FSPIMV).

Anëtarët të cilët nuk do të arrijnë të drejtën e tyre të zgjedhjes mbeten të siguruar vetëm në Fondin e sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut (Fondi i FSPIMV) nga i cili do të marrin pension.

Skip to content