Njoftohen anëtarët e shtyllës së dytë të sistemit të pensional në Republikën e Maqedonisë së Veriut se gjatë muajit maj – qershor 2021, do të kryhet një hulumtim i opinionit publik për informimin e anëtarëve në Fondet pensionale obliguese, për kursimet e pensioneve dhe përfitimet e tyre nga anëtarësia në shtyllën e dytë. Hulumtimi do të kryhet nga Shoqata për marketing dhe konsulencë MARKET VISION DOOEL Shkup (MARKET VISION) për nevojat e Agjencisë për mbikëqyrjen e financimit kapital të sigurimit pensional -MAPAS përmes një hulumtimi telefonik të anëtarëve të shtyllës së dytë.
Për implementim e hulumtimit, MARKET VISION do të pyesë secilin të anketuar nëse dëshiron ose jo të marrë pjesë në hulumtimi, duke e informuar se pjesëmarrja është vullnetare. Në hulumtimi do të marrin pjesë vetëm personat që do të japin pëlqimin.
Qëllimi i hulumtimit është që të rrisë ndërgjegjësimin e publikut dhe për të përmirësuar informimit në sistemin pensional për të drejtat dhe obligimet e anëtarëve të shtyllës së dytë, nga njëra anë, si dhe të sigurojë informacion për njohurit të anëtarëve në Fondet pensionale obliguese, nga ana tjetër.
Ju faleminderit për bashkëpunimin.