Doli hulumtimi më i ri vjetor i OECD-së – Annual Survey of Investment Regulation of Pension Funds and Other Pension Providers. Ky hulumtim i përshkruan rregulloret kryesore kuantitative të investimeve të fondeve pensionale në OECD dhe vendet e zgjedhura që nuk janë anëtare të OECD-së (shumica e të cilave janë anëtare të IOPS-së). Ky hulumtim mbulon rregullat e investimeve për entitetet tjera pensionale (shoqëritë e sigurimit jetësor) për disa vende, si Danimarka, Franca, Irlanda, Koreja, Letonia dhe Suedia midis vendeve anëtare të OECD-së dhe Jordani në vendet që nuk janë anëtare të OECD-së. Informacionet u referohen rregullave të cilat janë në fuqi në fund të vitit 2021 (ose vitin e fundit të disponueshëm).
Raporti i mbulon të gjitha llojet e planeve pensionale. Rregulloret mund të dallohen sipas llojeve të planeve (plane profesionale/individuale, të detyrueshme dhe vullnetare me pensione të definuara (DB)/plane me kontribute të definuara (DC).
Informacionet e mbledhura u referohen të gjitha formave të kufizimit kuantitativ të portofolit (minimumi dhe maksimumi) të aplikuara për fondet pensionale dhe entitetet tjera pensionale në nivele të ndryshme juridike (ligj, rregullore, udhëzime, etj.).