Agjencia për Mbikëqyrje të Financimit Kapital të Sigurimit Pensional mori pjesë në konferencën e parë rajonale të organizuar nga Asociacioni i Shoqërive Pensionale të Republikës së Shqipërisë “Pensionet private në fokus”. Qëllimi kryesor i konferencës ishte analiza dhe diskutimi i gjendjeve në sistemin pensional në Republikën e Shqipërisë dhe nevoja për reformim të tij. Në panelin për “Shtyllën e dytë dhe të tretë të sistemit pensional” nga Agjencia mori pjesë Vllado Georgiev, udhëheqës i Sektorit për kontroll institucional.