Agjencia për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional – MAPAS informon opinionin e gjerë se VFP FUND MENAXHMENT SHA SHKUP dorëzoi Njoftim në Agjenci, për regjistrimin e kryer të “Shoqërisë për menaxhim me fonde vullnetare pensionale VFP PENZISKO DRUSHTVO SHA Shkup” në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Agjencia, pas shqyrtimit të dokumentacionit të dorëzuar, konstatoi se janë plotësuar kushtet nga nenet 41 paragrafi (3) dhe 43 paragrafi (1) të Ligjit për sigurimin pensional vullnetar me financim kapital dhe ka vendosur miratimi i kushtëzuar për menaxhimin e fondit pensional vullnetar të bëhet i plotfuqishëm.
Bazuar në këtë, Agjencia e regjistroi fondin VFP Fondi i hapur pensional vullnetar – Shkup në regjistrin e fondeve pensionale të detyrueshme dhe vullnetare.
Me këtë hap konfirmohet stabiliteti dhe siguria e sistemit pensional dhe e njejta paraqet mundësi për konkurrencë dhe zhvillim më të madh të sistemit pensional, si dhe më shumë mundësi për zgjedhje në interes të anëtarëve të fondeve pensionale.