Agjencia për Mbikëqyrjen e Financimit Kapital të Sigurimit Pensional – MAPAS e njofton publikun e gjerë se më datë 31.05.2022 lëshoi leje numër 04 për themelimin e shoqërisë për menaxhim me fondet pensionale vullnetare të Shoqërisë për menaxhim me fondet e hapura dhe të mbyllura investuese VFP FOND MENAXHMENT SHA SHKUP.
Bashkë me lejen Agjencia për Mbikëqyrjen e Financimit Kapital të Sigurimit Pensional – MAPAS lëshoi edhe leje me kusht numër 04-02 për menaxhim me fondin pensional vullnetar të Shoqërisë për menaxhim me fondet e hapura dhe të mbyllura investuese VFP FOND MENAXHMENT SHA SHKUP.
Kjo leje është me kusht deri në themelimin e shoqërisë dhe regjistrimin e shoqërisë pensionale në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Me këtë hap vërtetohet stabiliteti dhe siguria e sistemit pensional dhe paraqet mundësi për konkurrencë dhe zhvillim më të madh të sistemit pensional, si dhe më shumë mundësi për zgjedhje në interes të anëtarëve të fondeve pensionale.