Agjencia për Mbikëqyrje të Financimit Kapital të Sigurimit Pensional – MAPAS e njofton publikun më të gjerë se është marrë pëlqim nga ana e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për uljen e shumës së kompensimit mujor të cilën e arkëton Agjencia nga shoqëritë pensionale për vitin 2023 në 0,7% nga kontributet e paguara në çdo fond pensional me të cilin menaxhojnë shoqëritë.
Në pajtim me nenin 56 paragrafi (3) të Ligjit për sigurim të detyrueshëm pensional me financim kapital është përcaktuar se Agjencia paguan kompensim mujor në barrë të shoqërive pensionale më së shumti deri në 0.8% nga çdo kontribut i paguar në muajin paraprak të fondeve pensionale me të cilat menaxhojnë.
Përllogaritjet e Agjencisë treguan se kompensimi mujor për vitin 2023, duhet të jetë 0,7% nga kontributet e paguara në çdo fond pensional me të cilin menaxhojnë shoqëritë.
Për hyrjet e pritura të kontributeve u shfrytëzuan vlerësime për hyrje të kontributeve në fondet e detyrueshme dhe vullnetare pensionale në vitin 2023.
Me këtë hap vërtetohet stabiliteti dhe siguria e sistemit pensional dhe përbën mundësi për zhvillim të sistemit pensional, si dhe më shumë mundësi në interes të anëtarëve të fondeve pensionale.