Agjencia për mbikëqyrje të
financimit kapital të sigurimit pensional

Njoftim për vebinarin e mbajtur online

Njoftim për vebinarin e mbajtur online

 

Agjencia e Sigurimit Pensional me Financim Kapital – MAPAS në bashkëpunim me Asociacionin për Resurse Njerëzore – ARNJM më datë 10.03.2022 në ora 13 mbajtën eveniment online me temë “Investimi në të ardhmen si mjet për mbajtjen e të punësuarve në organizatat”.

Në diskutimin për temën morën pjesë kryetari i Asociacionit Darko Petrovski, përfaqësuesja e MAPAS – Marija Popovska dhe përfaqësuesit e tre shoqërive pensionale Goran Martinovski nga Shoqëria e parë pensionale KB, SHA Shkup, Zoran Gabedanov nga Shoqëria pensionale Sava, SHA Shkup dhe Sunçica Neshovska nga Shoqëria pensionale Trigllav SHA Shkup.

Ideja kryesore për fillimin e bashkëpunimit të përbashkët dhe për organizimin e këtij evenimenti është nevoja për rritje të vetëdijes së publikut për edukim të vazhdueshëm për sistemin pensional dhe veçanërisht për sigurimin pensional me financim kapital.

Si institucion përgjegjës MAPAS gjithmonë kujdeset për të drejtat e anëtarëve të fondeve pensionale dhe i gjen të gjitha mundësitë dhe mjetet e mundshme për ta informuar publikun.

Temat të cilat u shtjelluan në eveniment e nxitën interesin e pjesëmarrësve gjë që paraqet motiv më të madh për bashkëpunim të përbashkët të mëtutjeshëm.

 

Skip to content