Si institucion me përgjegjësi shoqërore, Agjencia për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional – MAPAS së bashku me punonjësit e saj kontribuan në komunitetin e tyre lokal.
Agjencia organizoi një aksion grumbullimi e rrobave, ku brenda një jave u dhuruan mbi 35 qese me rroba, të cilat do t’u përcillen përdoruesve përmes ndërmarrjes sociale Kopçe.
Me këtë aksion të suksesshëm, Agjencia promovoi praktika të qëndrueshme për zgjatjen e ciklit jetësor të veshjeve dhe reduktimin e mbetjeve dhe në të njëjtën kohë nxit ndjenjën e dhembshurisë dhe unitetit në komunitet, ku ne ndihmojmë së bashku aty ku është më e nevojshme.
Motoja për këtë aksion është: Dhurimi i rrobave nuk është vetëm dhuro atë që nuk na nevojitet më, por edhe për të dhënë ngrohtësi, dinjitet dhe shpresë.