Agjencia për Mbikëqyrje të Financimit Kapital të Sigurimit Pensional – MAPAS në bashkëpunim me Fakultetin Ekonomik pran Universitetit “Shën Kirili dhe Metodij” dhe fakultetet tjera, në vazhdimësi ju mundëson praktika studentëve të cilët shfaqin interes për njohje direkte me punën e Agjencionit dhe shoqërive pensionale.
Agjencia në vitet e kaluara është në veçanti i fokusuar në pjesën e ngritjes së vetëdijës tek të rinjtë për kursimin pensional dhe për nevojën e arsimimit financiar shtesë si një vegël e fuqishme në formësimin e ardhmërisë së brezave të rinj. Për këtë qëllim, studentit Goran Kiçeec nga fakulteti Ekonomik, i cili ishte praktikant në Agjencion dhe shoqëritë pensionale i është dhënë mundësinë të bëjë hulumtim dhe të përgatit prezantim me këndvështrimet dhe rekomandimet e tij në raport me fushatat e deritanishme të realizuara për marketing dhe edukim në ngritjen e vetëdijes së të rinjve lidhur me sistemin pensional dhe mundësinë e kursimit nga mosha më e re.
Gorani me sukses e kreu detyrën dhe slogani i tij „Njohuritë Financiare – Biletë për të Nesërme të Sigurtë“ shpresojmë të jetë një porosi pozitive drejt të rinjve për rëndësinë e vigjilencës dhe ndërgjegjësimit më të madh që në moshë të re për të fituar njohuri, aftësi, shkathtësi dhe sjelljet e nevojshme për të marrë vendime të mira financiare si një çelës për të arritur mirëqenie financiare në të gjitha fazat e jetës.
Fidbeku i marrë nga të rinjtë është veçanërisht i rëndësishme për krijimin e politikave tona të ardhshme për akses më të madh dhe për mënyrën se si do të kemi sukses në rritjen e interesit të të rinjve për vetëdijësim pensional më të madh dhe njohuri financiare.