Agjencia për mbikëqyrje të
financimit kapital të sigurimit pensional

Edicioni i tetë i Ditëve të edukimit financiar 26-28 nëntor 2024

Shkup, – 26.11.2024, u mbajt manifestimi i parë edukativ në kuadër të edicionit të tetë të Ditëve të edukimit financiar.

Agjencia për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurmit pensional – MAPAS, si një nga organizatorët dhe pjesëmarrësit e Ditëve të edukimit financiar së bashku me shoqëritë pensionale KB Prvo penzisko savstvo AD Skopje, SAVA Penzisko savstvo SHA Shkup, Triglav Penzisko savstvo AD Skopje dhe VFP pension savstvo SHA Shkup, sot vizituan Universitetin e Shkupit, ku iu drejtua rreth 50 studentëve dhe profesorëve dhe dha një speciale rishikimi i sigurimit pensional të financuar nga kapitali.

Për këtë qëllim, anëtari i Këshillit të ekspertëve të MAPAS-it, Darko Sazdov, anëtari i Bordit të Drejtorëve të Shoqërisë Pensionale Sava, Dr.Petar Taleski, si dhe përfaqësuesit e ekipeve të marketingut të KB Shoqërisë së Parë Pensionale, Triglav Shoqërisë Pensionale dhe VFP Shoqërisë Pensionale me prezantimet e tyre e afruan reformën deri te pranishmit në mënyrë që t’i ndihmojnë ata të njftohen dhe të marrin vendime më të sigurta në të ardhmen.

Ditët e edukimit financiar organizohen si leksione edukative, ndërsa në ditët në vijim do të vizitohen edhe dy institucione të tjera, përkatësisht:

27.11.2024 në ora 12: zhvillimi i aktiviteti edukativ për stafin mësimdhënës në SHM “Sveti Kliment Ohridski” – Komuna Butel;

28.11.2024 ora 13:30: zhvillimi i aktiviteti edukativ për stafin mësimdhënës të shkollave fillore në komunën Kisella Vodë.

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë të internetit dhe rrjetet tona sociale:

http://www.mapas.mk

https://www.facebook.com/mapas.mk

https://www.instagram.com/mapas.mk

https://www.linkedin.com/company/mapasmk/

Skip to content