Agjencia për mbikëqyrje të
financimit kapital të sigurimit pensional

Përfundon afati i paraqitjes së deklaratës për përfundimin ose vazhdimin e anëtarësisë në fondin e detyrueshëm pensional

Agjencia për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional (MAPAS), informon publikun e gjërë se afati i paraqitjes së deklaratës për zgjatjen ose ndërprerjen e antarsisë në fondin e detyrueshëm pensional ka mbaruar me 30 shtator 2019.

Anëtarët e Fondit të detyrueshëm pensional, të cilët kanë lindur para 1 janarit 1967 dhe kanë qenë të punësuar së pari para 1 janarit 2003, dhe të cilët kanë nënshkruar marëveshje per anëtarsim ne fondin e detyrueshëm pensional, kishin të drejtë më së voni deri më 30 shtator 2019, të zgjedhin se a do të ndërpresin apo vazhdojnë anëtarsimin në fondin e detyrueshëm pensional.
Nëse anëtarët deri ne këtë afat nuk kanë paraqitur deklaratë, anëtarësimi në fondin e detyrueshëm pensional është ndërprerë me 1 tetor 2019 dhe nga kjo ditë ata mbesin anëtarë ne Fondin e sigurimit pensional dhe invalidor të Republikës së Maqedonisë së Veriut (FSPIMV).

Pas përfundimit të anëtarësimit në Fondin e detyrushëm pensional, Shoqëria pensionale transferon shumën e përgjithshme të llogarisë individuale të anëtarëve në FSPIMV, të cilët në të ardhmën këta të siguruar do të kenë të drejtë të pensionohen me kushtet e përcaktuara me Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor.

 

 

 

Skip to content