Porta e inovacinonit është një kanal/platformë komunikimi për komunikim midis komunitetit inovativ të biznesit (sektori fintech), Bankës Kombëtare dhe rregullatorëve financiarë të sektorit jo-bankar, me qëllim zhvillimin e besimit dhe dialogut midis të gjitha palëve të përfshira.
Një përkufizim zyrtar i fintech mund të jetë përkufizimi i dhënë nga Bordi i Stabilitetit Financiar: “inovacion financiar i mundësuar teknologjikisht që mund të çojë në modele të reja biznesi, aplikime, procese ose produkte me një ndikim material mbi tregjet financiare dhe institucionet dhe sigurimin e shërbimeve financiare”.
Qëllimi kryesor i Portës së Inovacionit është të lehtësojë, inkurajojë dhe ndihmojë zhvillimin e inovacioneve në fushën e shërbimeve financiare dhe produkteve në çdo kompani që dëshiron të fillojë një aktivitet biznesi inovativ.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimit të Pensionit me Financim Kapital si institucion financiar ofron mbështetje të plotë në zhvillimin teknologjik që mundëson risi financiare që mund të çojnë në modele të reja biznesi, aplikacione, procese ose produkte me efekt material shoqërues në tregjet dhe institucionet financiare dhe shërbimet, dhe posaçërisht në sigurimet e pensioneve me financim kapital.
Nëse jeni duke zhvilluar ose jeni duke aplikuar risi në sektorin financiar dhe ndërkohë përdorni teknologji të reja, do dëshironim që të na kontaktonit.
Kontakt: porta@nbrm.mk , contact@mapas.mk