Në periudhën nga 7 deri më 9 tetor 2025, në Sarajevë, u mbajt takimi vjetor i projektit rajonal për mbështetje teknike në fushën e edukimit financiar, i organizuar nga Banka Qendrore e Bosnjës dhe Hercegovinës, me mbështetje nga OECD/INFE dhe Ministria e Financave e Holandës.
Në ngjarje mori pjesë edhe Marija Popovska, si përfaqësuese e MAPAS në Trupin Koordinues për edukim financiar dhe përfshirje financiare, së bashku me përfaqësues nga Banka Popullore, Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (ASO) dhe Komisioni për letra me vlerë. Ata, së bashku me kolegët nga Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi, Bullgaria, Rumania, Qiproja, Moldavia, Armenia, Ukraina dhe Gjeorgjia – vendet pjesëmarrëse në projekt – diskutuan për aktivitetet e realizuara, si dhe për politikat dhe masat e ardhshme për përmirësimin e edukimit financiar dhe të shkrim-leximit digjital.
Theksi i diskutimeve ishte vendosur mbi avancimin e shkrim-leximit financiar si mjet i domosdoshëm për përballjen me sfidat e digjitalizimit të shpejtë dhe rreziqeve të shtuara financiare nga mashtrimet, abuzimet dhe mbingarkesa me borxhe.
Vëmendje e veçantë iu kushtua nevojës për edukim të grupeve vulnerabël, të rinjve, grave, të vetëpunësuarve, si dhe konsumatorëve me përvojë të kufizuar financiare.
Gjithashtu, u prezantuan iniciativa të drejtuara drejt forcimit të mbrojtjes së konsumatorëve në transaksionet e tyre të përditshme financiare, investime dhe huamarrje.
Pjesëmarrja e MAPAS dhe prezantimi i aktiviteteve tona të deritanishme dhe planeve të ardhshme përbën një dëshmi shtesë për përkushtimin tonë në përfshirje aktive në iniciativat rajonale, si dhe për mbështetjen e shkrim-leximit financiar, qëndrueshmërisë së sistemit pensional dhe rritjen e përfshirjes financiare.