Agjencia për mbikëqyrje të
financimit kapital të sigurimit pensional

Pjesëmarrja e përfaqësuesve të MAPAS-it në konferencën Ndërkombëtare për reformën e sistemit pensional në Shqipëri

Më 5 shkurt 2025, përfaqësues nga Agjencia për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional morën pjesë në konferencën ndërkombëtare “Reformimi i sistemit pensional në Shqipëri”, që u mbajt në Tiranë. Konferenca u organizua nga Banka Botërore dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të Shqipërisë.

Konferenca filloi me fjalën përshëndetëse të z. Blendi Gonxhja, Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Znj. Xiaoqing Yu, drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor dhe z. Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë. Gjatë konferencës, pjesëmarrësit diskutuan mbi sfidat dhe mundësitë për reformimin e sistemit pensional në Shqipëri, duke përfshirë opsionet për futjen e financimit kapital të sigurimit pensional (shtylla e dytë) dhe përmirësimin e skemave private pensionale.

Përfaqësuesi nga MAPAS, z. Darko Sazdov, anëtar i Këshillit të ekspertëve, mori pjesë në panelin e diskutimit për pensionet private dhe kontributet e përcaktuara, ku ndau përvojat dhe perspektivat e Maqedonisë së Veriut në këtë fushë.

Konferenca u mbyll me konkluzione dhe rekomandime për hapa të mëtejshëm në reformimin e sistemit pensional në Shqipëri, me qëllim sigurimin e qëndrueshmërisë dhe drejtësisë së sistemit.

Skip to content