Agjencia për mbikëqyrje të
financimit kapital të sigurimit pensional

Takim pune i përfaqësuesve të MAPAS-it me deputetin Bekim Qoku

Kryetari i Agjencisë për Mbikëqyrjen e Financimit Kapital të Sigurimit Pensional – MAPAS, Remzi Bajrami, dhe anëtarja e Këshillit të Ekspertëve të MAPAS-it, Pranvera Suma, zhvilluan një takim pune me deputetin në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bekim Qoku. 

Në takim u shkëmbyen mendime për çështje me rëndësi për funksionimin dhe zhvillimin e sigurimit pensional me financim kapital, si dhe për rolin e MAPAS-it në mbikëqyrjen e shoqërive pensionale dhe mbrojtjen e interesave të anëtarëve të fondeve pensionale.

Takimi përfaqëson një mundësi për avancimin e komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet MAPAS-it dhe përfaqësuesve të pushtetit legjislativ, veçanërisht lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me sistemin pensional dhe qëndrueshmërinë e tij afatgjatë.

MAPAS-i do të vazhdojë të avancojë bashkëpunimin me institucionet dhe palët relevante, në kuadër të kompetencave të tij ligjore, me qëllim zhvillimin e një sistemi pensional të qëndrueshëm dhe stabil, si dhe mbrojtjen e interesave të anëtarëve të fondeve pensionale.

Skip to content