Agjencia për mbikëqyrje të
financimit kapital të sigurimit pensional

TAKIM PUNE NË SUAZAT E PROJEKTIT PËR ADMINSTRIM TË SIGURIMIT SOCIAL (SIAP)

Kryetari i Agjencisë për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional – MAPAS, Remzi Bajrami, së bashku me anëtarët e grupit të punës të angazhuar për zhvillim të zgjidhjes softuerike për Regjistër të të siguruarve socialë, mbajtën takim pune me përfaqësuesit e kompanisë konsultuese e cila është pjesë e projektit të Bankës Botërore për administrim të sigurimit social (SIAP) në bashkëpunim me Ministrinë për politikë sociale, demografi dhe të rinj.

Në këtë takim u shkëmbyen informacione dhe mendime në lidhje me proceset kryesore të ndërthurjes dhe migrimit të të dhënave, të cilat janë të domosdoshme për funksionalitetin dhe integritetin e Regjistrit.  Biseda u fokusua mbi aspektet teknike dhe institucionale për sigurim të saktësisë, azhurnimit dhe sigurisë së të dhënave që do të administrohen nëpërmjet zgjidhjes së re.

Ky regjistër është një hap strategjik në zmadhimin e efikasitetit, transparencës dhe interoperabilitetit të sistemeve për sigurim social në shtet.  MAPAS, si rregullator i financimit kapital të sigurimit pensional, kontribuon aktivisht në zhvillimin e zgjidhjeve moderne, digjitale, të cilat do ta lehtësojnë qasjen te shërbimet për të gjithë të siguruarit.

Projekti SIAP zbatohet me mbështetje nga Banka Botërore dhe ka për qëllim përaprimin e sistemeve për mbrojtje sociale nëpërmjet transformimit digjital dhe efikasitetit të përmirësuar administrativ.

Skip to content