Në seancën e mbajtur, më 14 maj 2025, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut mori vendim me të cilin z. Remzi Bajrami u zgjodh kryetar i Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional – MAPAS.
Përzgjedhja e z. Bajrami është mirënjohje për përvojën dhe ekspertizën e tij profesionale shumëvjeçare. Ai e merr këtë funksion me një angazhim të fuqishëm për përforcim të mëtejshëm të kapaciteteve institucionale të MAPAS, përparim të mëtejshëm rregullativës dhe sigurimit të sistemit stabil dhe të qëndrueshëm pensional, i cili do t’i mbrojë interesat e të siguruarve.
Këshilli i ekspertëve ka rolin kryesor në formimin e politikave profesionale dhe të drejtimeve të zhvillimit të financimit kapital të sigurimit pensional, si pjesë e sistemit pensional prej tri shtyllash në shtet.
Në emër të MAPAS-it, i dërgojmë urime të sinqerta z. Bajrami për përzgjedhjen dhe i dëshirojmë zbatim të suksesshëm të këtij funksioni të rëndësishëm dhe të përgjegjshëm.