Ditët e edukimit financiar, që organizohen për herë të shtatë, do të mbahen këtë vit nga data 21 deri më 23 nëntor.
Organizatorë janë Banka Popullore, Ministria e Financave, Komisioni i Letrave me Vlerë, Agjencia për Mbikëqyrje të Financimit Kapital të Sigurimit Pensional – MAPAS dhe Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve, ndërkaq pritet edhe përfshirja e sektorit financiar privat.
MAPAS, si një nga organizatorët dhe pjesëmarrës në Ditët e Edukimit Financiar, u bën thirrje publike të gjithë qytetarëve të interesuar të vizitojnw faqen e internetit të MAPAS dhe rrjetet sociale të MAPAS për tu informuar dhe edukuar për sigurimin pensional të financuar nga kapitali dhe llogarinë e tyre personale.
Qëllimi i këtij edukimi financiar, i cili do të realizohet në kuadër të Ditëve të Edukimit Financiar, është përmirësimi i njohurive dhe aftësive, si dhe ndryshimi i qëndrimeve dhe sjelljeve ndaj edukimit financiar për të nxitur përfshirjen financiare dhe rritjen e ndërgjegjësimit dhe mbrojtjen e konsumatorëve të shërbimeve financiare, veçanërisht në pjesën e sigurimit pensional të financuar nga kapitali.
Për më shumë informata vizitoni faqen tonë të internetit dhe rrjetet tona sociale:
https://www.facebook.com/mapas.mk
https://www.instagram.com/mapas.mk
https://www.linkedin.com/company/mapasmk/