Më 05.03.2020 nxënësit e Shkollës së mesme ekonomike dhe juridike të qytetit të Shkupit “Vasil Antevski – Dren” ishin për vizitë në Agjencinë për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimeve pensionale – MAPAS. Përfaqësuesit e MAPAS-it mbajtën para nxënësve një prezantim për financimin kapital të sigurimit pensional dhe rolin e MAPAS-it në sistemin pensional. Vizita dhe prezantimi ishin në kuadër të lëndës e Drejta publike, që mësohet në vitin e katërt. Qëllimi i vizitës ishte që nxënësit të njihen më hollësisht me karakteristikat themelore të shtyllës së dytë dhe të tretë pensionale, mënyrën e funksionimit të shoqërive pensionale, fondeve pensionale si dhe mënyrën e funksionimit të MAPAS.
Gjithashtu, prezantimet e kësaj natyre kanë për qëllim të informojnë nxënësit se ata janë anëtarë të ardhshëm të mundshëm dhe se me punësimin e parë ata do të duhet të marrin vendim se kush do të menaxhojë fondet që ndahen për pensionin e tyre të ardhshëm. Të rinjtë duhet të jenë të vetëdijshëm që vendosja e këtij sistemi është moderne, e sigurt dhe se për pensionin e tyre të ardhshëm të shtyllës së dytë dhe të tretë kujdesen MAPAS dhe tre shoqëritë pensionale KB Shoqëria e parë pensionale ShA Shkup, Sava Shoqëria pensionale sh.a. Shkup dhe TRIGLAV SHOQËRIA PENSIONALE ShA Shkup.
MAPAS është vazhdimisht e hapur për bashkëpunim për të ofruar mbështetje dhe edukim profesional të të rinjve mbi karakteristikat e komponentës private të sistemit pensional.